Shpresat e fundit ishin magjistarët, vetëm një fuqi e mbinatyrshme mund të bënte që Sadio Mane të zbriste në fushë, por këtë herë magjistarët afrikanë dështuan: Mane humbet zyrtarisht Botërorin e Katar.

Ylli i Bayern ishte përfshirë në listën e lojtarëve të grumbulluar, me shpresën që magjistarët apo mjekët të bënin mrekulli, por përgjigjet e testeve mjekësore, rezonanca e fundit magnetike ka vërtetuar se Mane e ka të pamundur të zbres në fushë, do të rikthehet vetëm në 2023.

Senegal nuk ka bërë ende të ditur se kush do të marrë vendin e tij, por pavarësisht emrit, është e pamundur që dikush të plotësojë vendin e lënë bosh nga Mane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: