Kylian Mbappe dhe Erling Haaland shihen nga e gjithë bota e futbollit si pasues të dyshes Messi-Ronaldo, kjo nuk ka asnjë dyshim, por Mbappe dhe Haaland nuk janë dy futbollistët më të shtrenjtë për momentin, madje biondi i Man.City nuk është as në podium.

Sipas raportit të fundit të publikuar CIES, observatori i futbollit, lojtari më i shtrenjtë është Jude Bellingham i B.Dortmund. Mesfushori anglez vlerësohet me 208.2 milionë euro, 8,2 më shumë se Phil Foden i Man.City.

Bellingham Foden
Bellingham Foden

Në vendin e tretë me 191 milionë euro renditet Kylian Mbappe. Në vendin e katërt në këtë klasifikim renditet sulmuesi i Real Madrid, braziliani Vinicius, i cili vlerësohet me 190 milionë euro.

Mbappe Haaland
Mbappe Haaland

Erling Haaland, sulmuesi i Man.City, pozicionet në vendin e pestë me një vlerë prej 175 milionë euro.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb