Prestigjiozja franceze “L’Equipe”, ka renditur ditën e sotme dhjetë dribluesit më të mirë në kontinent dhe rezultatet janë vërtet befasuese. I pari është Bufal i Sauthemptonit me 11.5 driblime për ndeshje. I dyti Nejmar, Mesi vetëm i nënti. Ndërkohë asnjë gjurmë e Ronaldos në këtë renditje

Sofian Bufal (Sauthempton)
Edhe sezonin e shkuar, ai ishte pjesë e dribluesve më të mirë në Europë. Mesfushori-sulmues është aktualisht lojtari që provon më shumë driblime: 11.5 për ndeshje.

Nejmar (PSG)
Kundërshtarët e tij shpesh bezdisen, duke qenë se ai shpesh i bën për tallje, por driblemet e gjeniut brazilian e kanë kthyer atë në një legjendë. Këtë sezon, ai u ndal në 10.9 për ndeshje.

Jusef Atal (Nisë)
Dribluesi i dytë më i mirë në Ligue 1 me 10.4 të tilla për ndeshje na qenkësh një… mbrojtës. Atalit i pëlqen kaq shumë të driblojë, sa dhjetorin e shkuar u dëmtua vetë në gju duke provuar një dribluar.

Alan Seint-Maksimin (Njukastëll)
“Kam mësuar të luaj në rrugë. Kur kam topin, dua të mposht kundërshtarin tim, ta dribloj, të luaj lirshëm dhe të shprehem”, ka thënë ai për “Telegraph” në fund të vitit të shkuar. Këtë sezon, ai po ecën me një mesatare prej 9.8 driblimesh për ndeshje.

Uillfrid Zaha (Kristal Palas)
Shkurtin e kaluar, sulmuesi bregfildishtas, që ecën me 9 driblime për ndeshje në këtë sezon, u ankua se nuk mbrohej shumë nga arbitrat. “E gjithë bota e di sesi luaj unë, nuk do rresht kurrë së dribluari”, tha ai, pavarësisht se është viktimë e faulleve të shumtë në ndeshje.

Adama Traore (Ulvërhempton)
Një zhvendosje takike në fillim të sezonit e lejoi që të çlirohej nga detyrat mbrojtëse dhe të ishte më sulmues. Me 9 driblime për ndeshje, njëjtë si Zaha, është një nga më të mirët në Premier League në këtë sezon.

Zheremi Boga (Sasuolo)
I lindur në Marsejë, lojtari bregfildishtas, çdo gjë e ka mësuar në lagjen e tij. “Kam dashur gjithmonë të dribloj, të merrja kënaqësi nga lufta një kundër një, të eliminoja kundërshtarin tim”, tha këtë dhjetor për fajtin “Foot Mercato” dribluesi më i mirë i Serie A me 8.8 të tilla për ndeshje.

Vinicius Junior (Real Madrid)
Ishte heroi i klasikes së fundit të fituar nga Real Madridi (2-0). Braziliani i ri është ende në rritje, por është shumë entuziast ndaj edhe Zinedin Zidan e pëlqen shumë. Ai në këtë sezon ka realizuar 8.6 driblime për ndeshje.

Lionel Mesi (Barcelona)
Në renditjen e fundsezonit, ai gjithmonë gjendet i mirëvendosur kur bëhet fjalë për driblimet. Në Spanjë ai është i dyti pas Viniciusit, i nënti në renditjen e përgjithshme me 8.4 driblime për ndeshje.

Abdul Kader Bamba (Nantë)
Driblimi i tij më i bukur ishte padyshim ai që bëri ndaj Drakslerit të PSG, por Bamba ka shifra të larta në gjithë këtë sezon. 7.4 driblime për ndeshje.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb