Legjenda e futbollit, Diego Armando Maradona, në rrjetin e tij social ka thënë që Francesco Totti është lojtari më i mirë që ai ka parë deri më tani. “Francesco Totti, mbret i Romës. Ai është dhe do të jetë gjithmonë lojtari më i mirë që kam parë”, ka shkruar Maradona.

Totti ka dhënë lamtumirën Romës duke zhvilluar ndeshjen e fundit në 25 sezone të luajtuara deri më tani.

E mbarë bota ishte në emocione me rastin e ndeshjes së fundit të legjendës romake, duke bërë që shumë postime t’i dedikohen atij. Këtë e ka bërë edhe Maradona, i cili ka lënë anash bashkëkombasin e tij Messin, apo edhe Ronaldon, duke thënë për Tottin që është më i miri nga të gjithë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb