TIRANË

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me komentuesit, një prej të cilëve i ka kërkuar reagim për tragjedinë e ndodhur tre ditë më parë në Bullgari me autobusin e Maqedonisë së Veriut, ku humbën jetën 45 persona. Një shqiptar i Maqedonisë së Veriut akuzon kryeministrin se nuk ka respekt për ta dhe se është një ndër më të painteresuarit.

Ndërkohë Rama shkruan se ka shprehur ngushëllimet e tij që mëngjesin e asaj dite kur ndodhi aksidenti tragjik dhe se ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet. Sipas tij, respektin e ka treguar me vepra e jo me dokrra.

Komentuesi: Kryeministër as një farë respekti për ne shqiptarët e Maqedonisë, kjo është turpi më i madh në gjithë historinë e kombit shqiptar. Arsyen tregoma dhe je një ndër më të pa interesuarit kjo është turpi më i madh, trego arsyen në qoftë se ke.

Rama: Unë i kam shprehur ngushëllimet qysh në mëngjes herët, sapo mora lajmin e keq të tragjedisë, ndërkohë që kam qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e Shkupit për të mësuar se kur e si do të zhvillohet, nëse do të zhvillohet një ceremoni zyrtare lamtumire për viktimat! Kështu që fjalën turp le ta mbajë kush e përdor pa pikë lidhje, ndërsa respektin për shqiptarët e Maqedonisë e kam treguar besoj me vepra jo me dokrra!

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb