Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i është përgjigjur sulmeve të Ramës për partinë e saj në këto zgjedhje.

Kryemadhi thotë se kësaj radhe atë nuk e ndal dot askush, madje as plumbi, teksa premton se koha e Ramës ka ikur dhe LSI do të dalë forcë e parë.

Ajo thotë se edhe sikur Enver Hoxha të ngrihet nga varri, tashmë ajo nuk tërhiqet ndërsa përsërit se zbatimi i programit elektoral të LSI është i panegociueshëm.

FJALA NGA MONIKA KRYEMADHI

Edi Rama dhe bandat e tij me beretat e spacatorëve të dhunës mendon se do të ndalojë LSI. Po i them Edi Ramës dhe të gjithë shërbëtorëve të tij që asnjëri nga ne nuk do iki nga kjo botë pa larë borxhin dhe pa marrë hakun e vetë. Kështu që të jetë i kujdesshëm atij i them dhe kujtdo tjetër që mendon se mund ta ndalojë Monika Kryemadhin. Monika Kryemadhin as plumbi nuk e ndalon. Edhe po përdori plumb Edi Rama ndaj Monika Kryemadhit të jetë i bindur që do të ketë më mijëra plumba që do të jenë vota ë 25 prill për Edi Ramën që do zhdukin atë dhe farën e tij ë poshtër nga Shqipëria. Ata të cilët e kanë kriminalizuar Shqipërinë, e kanë shkatërruar Shqipërinë, e kanë varfëruar Shqipërinë. Të ketë kujdes se kokaina që i vjen nga Elbasani nuk është aq e pastër sa e mendon ai dhe ti bëjë llogaritë mirë për çdo veprim. LSI bën tryezë për arsimin sepse Edi Rama mbyll fakultete në Elbasan dhe krijon banda në vend që të hapë më shumë degë dhe fakultete. Dhe meqë e ka me qejf të madh shumë LSI këtë parti që sipas tij ishte në zhdukje dhe që nuk ekziston më po i them që jo vetëm nuk do ta zhdukësh por do të shtohet aq shumë sa ti nuk do mund të mbushesh më me oksigjen. Nuk do të ketë bombola të Nikut të të mbushin me oksigjen dhe të atij që është mbrapa Nikut. Nuk do të jenë paratë e Ndragetës dhe të Lali Erit që do të furnizojnë dot për të blerë oksigjen përtej detit. Ka mbaruar oksigjeni i Edi Ramës, ka mbaruar çdo limit i Edi Ramës. Për të dhe të gjithë shërbëtorët e tij. i bëj thirrje çdo polici të thjeshtë të cilët na përshëndesin rrugës me dashuri të madhe dhe na thonë forca dhe rezistoni.  I bëj thirrje drejtorisë operacionale të mos gjëmojë anëtarët e LSI se nuk paguhen me taksat e shqiptarëve për të gjëmuar të rinjtë dhe të rejat. Gjëmoni kriminelët, gjëmoni banditët, ata që paguajnë shefat tuaj. I bëj thirrje administratës  shtetërore të mos nënshtrohet por përkundrazi të revoltohet, të reagojë sepse sot Edi Rama kërkon që të përdorë dhe të shesë jetën e tyre për interesa veta politike. Edi Rama është një kufomë e pakallur të cilën do ta kallim të gjithë bashkë më 25 prill me qetësi dhe pa dashuri fare. Prandaj  nga Kavaja e lirisë dhe e demokracisë ia bëj shumë të qartë Edi Ramës, mori fund koha jote dhe e të gjithë atyre që janë mbrapa teje. Kanë hapur një betejë që nuk do dinë ta ku ta çojnë deri  në fund. Unë  nuk tërhiqem asnjë moment asnjë sekondë, jo ti të jesh Edi Rama, jo beretat e spacatorëve të tu të dhunës, jo Taulant Balla por dhe të ngrihet nga varri dhe Enver Hoxha unë nuk tërhiqem. Më 25 prill LSI do të jetë forcë e parë, forcë e paparë, forca e rinisë shqiptare, forca e djemve dhe vajzave shqiptarë që e duan vendin e tyre, nuk e shesin por përkundrazi e mbrojnë. Nuk ka ujë që të lan det dhe oqean. Kështu që me ty mbarova Edi Rama, tani kthehem te programi i LSI një program me pesë propozime shumë të thjeshta, shumë të qarta të cilat largojnë paratë nga xhepat e oligarkëve por shtojnë para në xhepat e shqiptarëve për të krijuar vende të reja pune, për të krijuar hapësira të reja punësimi  dhe për të rritur cilësinë  arsimit dhe shëndetësi në Shqipëri. Sot ne e dimë dhe jemi shumë të bindur që ky program është i realizueshëm,është i panegociueshëm, opozita është e unifikuar drejt zgjedhjeve të 25 prillit  për të ecur përpara u LSI do të ketë kandidatët e saj në të gjithë Shqipërinë ku do të garojë me djem dhe vajza të reja sy petritë që nuk iu trembet syri por përkundrazi do të shkojnë shtëpi më shtëpi dhe do të marrin çdo qytetar që të shkojnë të votojnë në kutitë e votimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb