Mungesa e triumfit në Champions League, apo fakti që Juve nuk shihet si favorit në një të ardhme të afërt për të fituar trofeun më të rëndësishëm në rang klubesh, ka vendos shpesh në diskutim edhe vazhdimësinë e Ronaldos me fanellën bardhezi. Është folur shpesh për një rikthim të mundshëm tek Real Madrid apo për një transferim të bujshëm tek PSG, ndryshe nga këto zëra e përditshmja torineze “Tuttosport” ka një tjetër version.

Tuttosport
Tuttosport

CR7 as që ka ndërmend të lëviz për momentin, do të vijoj të respektoj kontratën e tij aktuale, deri në 2022, më pas do të ulet me drejtuesit e klubit për të folur për të ardhmen, ku nuk përjashtohet as mundësia për një rinovim të mundshëm. Gjithnjë sipas “Tuttosport”, portugezi është i lumtur në Torino, po ashtu edhe agjenti i tij Jorge Mendes, i cili për momentin është i qartë, Ronaldo nuk dëshiron të largohet nga Torino.

CR7 vërtetoi sërish se është lojtari më i rëndësishëm tek “Zonja e Vjetër”, mbetet në qendër të projektit bardhezi, “dopjeta” e fundit kundër Cagliari ishte një tjetër e dhënë mbi peshën e tij në formacionin e Andrea Pirlos.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb