Manchester City ka marrë një fitore të rëndësishme 2-1 kundër West Ham-it të vendit të katërt në Premier League. Një fitore që ka ardhur falë golave të Gundogan (33′) dhe Fernandinho (90′).

Ky sukses ka lejuar skuadrën e Guardiola-s të parakalojë Liverpool-in dhe të kapë përkohësisht Chelsea-n në krye, me londinezët që do të luajnë në 17:30 kundër Manchester United.  Goli i Hammers është realizuar nga Lanzini në minutën e 95-të.

Vardy shoë në fitoren 4-2 të Leciester kundër Watford-it. Sulmuesi anglez, autor i një dygolëshi, nuk ka treguar mëshirë ndaj skuadrës së ish-trajnerit të tij, Claudio Ranieri. Vardy ka shënuar 93 gola në Premier League pasi ka mbushur 30 vjeç, duke barazuar legjendën e Arsenal, Ian Wright, për numrin më të madh të golave të shënuar nga një lojtar në të tridhjetat në historinë e kampionatit anglez.

Befasi për Everton, që është mundur 1-0 në fushën e Brentford-it. Ndeshja Burnley-Tottenham u shty si pasojë e reshjeve të dëborës dhe në momentin e takimit ishte e pamundur të dukej topi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb