DAMASK- Shefi i shtetit sirian, Bashar Al Asad u shpreh se është i gatshëm për zhvillimin e zgjedhjeve presidenciale të parakohshme nëse populli e kërkon këtë, në një intervistë për agjencinë ruse zyrtare, “Ria-Novosti”, që është publikuar sot.
“A ka një vullnet popullor për të zhvilluar zgjedhje presidenciale të parakohshme? Nëse po, nuk kam probleme me këtë”, tha Asad për “Ria-Novosti”, sipas një transkriptimi në arabisht nga ana e Damaskut.
Teorikisht mandati i Assadit mbyllet në vitin 2021, por një udhërrëfyes ndërkombëtar që synon t’i japë fund luftës në Siri parashikon zgjedhje legjislative dhe presidenciale për 18 muaj, si dhe krijimin e një organi tranzicioni për gjashtë muaj dhe redaktimin e një Kushtetute të re. Por roli që do të mundë luajë Asadi në institucionet e reja mbetet pika kryesore e mosmarrëveshjeve mes regjimit dhe opozitës.
(ed.me/BalkanWeb)