*Kodheli: Aleanca të hapë një faqe të ristrukturuar me Kosovën
*Kodheli: Së shpejti krijojmë qendër ekselence kundër terrorizmit
TIRANE-7 vjet që nga prilli i vitit 2009 kur u anëtarësua me të drejta të plota në Aleancën e Atlantikut te Veriut, NATO, Shqipëria mirëpriti për herë të parë Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Për 3 dite me radhë pjesëmarrës nga 28 vende te Aleancës do diskutojnë ne Tirane për sfidat kryesore me te cilat përballet NATO.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm i kësaj Asambleje është se zhvillohet 6 javë përpara Samitit të Varshavës, në të cilin do të vendoset vazhdimësia sa i takon reagimit të NATO-s ne raport me sfidat qe vijnë nga Rusia, konflikti ne Irak dhe Siri , kriza e emigranteve, lufta kundër terrorizmit etj.

KODHELI
Ministrja e Mbrojtjes se Shqiperise, Mimi Kodheli mbajti nje fjalim diten e sotme para te pranishmeve. Ministrja Kodheli bëri një panoramim të ngjarjeve më të fundit botërore, duke nisur nga Krimea dhe deri shpërthimet në zemër të qyteteve të njohura europiane. Ne kete pike, ministrja beri te ditur se lidhur me terrorizmin dhe luftetaret qe luftojme krah terrorizteve, Shqiperia po pershpejton per te krijuar nje qender ekselence te NATO-s ne Shqiperi.
“Së fundmi, siç mund të jeni në dijeni, ne jemi shumë të shqetësuar në lidhje me fenomenin e luftëtarëve të huaj, të cilët “ushqejnë” organizatat terroriste në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. Si rrjedhojë, pas diskutimeve dhe koordinimit në rrafsh bilateral dhe atë NATO, tashmë po përshpejtojmë përpjekjet tona, për të krijuar një Qendër Ekselence të NATO-s në Shqipëri, kundër fenomenit të luftëtarëve të huaj”.
Theksin, Kodheli e vuri tek gatishmeria e Shqiperise ne mbeshtetje te koalicionit anti ISIS duke u perfshire ne operacionin detar ne Detin Egje, per te ndihmuar ne krizen e refugjateve.
“Ne jemi në proces shqyrtimi dhe krijimi të hapësirave ligjore, për të mbështetur përpjekjet e koalicionit anti-ISIS në terren, si dhe jemi duke vlerësuar nga afër përfshirjen në operacionin detar të NATO-s në Detin Egje, për të ndihmuar në krizën e refugjatëve”.

Gjithashtu, ministrja u shpreh se Shqiperia mirëpret rolin vendimtar të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në rritjen e transparencës mbi politikat, objektivat dhe misionin e Aleancës. Sipas saj, eshte momenti qe Aleanca të hapë një faqe të ristrukturuar me Kosovën.

FJALA E PLOTE
Më lejoni të filloj fjalën time duke falenderuar organizatorët e kësaj Asambleje që më ftuan të marr pjesë, në këtë takim të Komitetit të Mbrojtjes dhe Sigurisë, i cili po zhvillohet nën kujdesin e sesionit pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Përfitoj nga ky rast gjithashtu, për t’iu shprehur të gjithëve ju, mirëseardhjen time të ngrohtë, këtu në Tiranë.

Të nderuar kolegë,
NATO është një komunitet vlerash, ku bashkohet demokracia, liria individuale, të drejtat e njeriut dhe shteti ligjor. Në këtë kuptim, Asambleja Parlamentare e NATO-s, e përbërë nga ju, anëtarë të Parlamenteve nga të gjitha vendet anëtare, është një mishërim i qartë i vlerave demokratike të kësaj Alenace.
Prandaj, kam kënaqësinë e madhe të adresoj këtë audiencë të nderuar, mbi disa nga çështjet me të prekshme për Aleancën tonë, siç janë: Kërcënimet dhe sfidat, që burojnë nga arkitektura aktuale e Sigurisë në Evropë, duke pasur parasysh rolin dhe reagimin e NATO-s.

Të dashur miq,
Deri në fund të vitit 2013, Aleanca jonë ishte fokusuar në Operacione të Menaxhimit të Krizave dhe veprimtari të Sigurisë Bashkëpunuese, duke zgjeruar platformën e partneriteteve.
NATO ishte, në një diskutim të brendshëm dinamik mbi transformimin e saj, dhe misioni ISAF në Afganistan, ishte drejt përfundim të tij.
Ndërkohë, në përputhje me Deklaratën e Samitit të Lisbonës, e cila njohu partneritetin strategjik të NATO-s me Rusinë, NATO rriti bashkëpunimin me Federatën Ruse, duke përfshirë këtu edhe fushën e mbrojtjes raketore.

Shumë prej nesh menduan një NATO të zhdërvjellët, pa kërcënime në kufijtë tanë të afërt, dhe e aftë për të shijuar supremacinë ushtarake në çdo aspekt, ndaj atyre që konsideroheshin si armiq të kohës.

Për fat të keq, pothuasje dy vjet më parë, të gjithë ne, pamë aneksimin e paligjshëm të Krimesë nga ana e Rusisë, si dhe aktivitetet e tyre të vazhdueshme shtrënguese përreth Ukrainës.
Për më tepër, Rusia filloi të rrisë retorikën kundër NATO-s dhe aleatëve të saj, madje edhe në një fushë shumë të rrezikshme dhe shqetësuese, atë “bërthamore”.
Më lejoni të ri-kujtoj deklaratën e ambasadorit rus në Danimarkë në mars të 2015-ës, i cili pohoi se nëse Danimarka do bëhej pjesë e sistemit mbrojtës antiraketë, të udhëhequr nga SHBA-të, atëherë luftanijet Daneze mund të kthehen në shënjestra të raketave bërthamore ruse.
Lista e deklaratave të ngjashme dhe “manovrave të pajustifikuara” nga asetet tokësore, ajrore, detare dhe strategjike ruse në rajonin Balltik, Detin e Zi, Mesdheun Lindor dhe në Atlantikun e Veriut, është mjaft e gjatë, dhe në këndvështrimin tonë keto deklarata janë bërë qëllimisht.

Nga ana tjetër, Pranvera Arabe u shndërrua në një “Dimër Arab”. Djalli gjeti terren pjellor, u shfaq dhe u rrit me një dhunë ekstreme.
“I ashtuquajturi Shteti Islamik”/DAESH dhe grupe të tjera terroriste, të furnizuar nga fenomeni i luftëtarëve të huaj në të gjithë botën, janë një kërcënim real jo vetëm për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, por edhe për shoqëritë tona.

Ngjarjet tragjike në Ankara, Paris, Bruksel apo vende të tjera, janë një mesazh i qartë, për qëllimin që ata kanë. Për më tepër, dështimi dhe mosfunksionimi i shteteve, ndërthurur me dhunën në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, ka shkaktuar vuajtje biblike, si dhe një valë masive të refugjatëve në shtëpitë tona apo në vende fqinje me ne.

Me pak fjalë, kjo është “përmbledhja” e mjedisit të sigurisë në Evropë: një kombinim i kërcënimeve dhe sfidave tradicionale dhe jo-tradicionale, të provokuara nga aktorë shtetërorë dhe jo-shtetërorë, të cilat kërkojnë një qasje të plotë dhe të fortë për frenimin dhe mbrojtjen (deterrence and defense).

Për një kohë të gjatë, mbrojtja ishte “lënë mënjanë” dhe shpenzimet e mbrojtjes, ndër vite, ishin tkurrur në mënyrë të ndjeshme. Si rrjedhojë, kalimi nga një “regjim i menaxhimit të krizave” në “një regjim të mbrojtjes kolektive”, për shumë vende nuk ishte i lehtë, sidomos kur bëhet fjalë për të “ri-investuar për mbrojtjen”.

Ndërkohë, është mëse e qartë se në ditët e sotme migrimi dhe terrorizmi janë në krye të sfidave ndër-shtetërore që kërkojnë zgjidhje ndër-shtetërore.

Dhe në skenarë të tillë, ne i kërkojmë përgjigjet në nivel NATO dhe BE. Të merresh me këto sfida multi–dimensionale nuk është një detyrë e lehtë, por gjykoj se nuk ka një zgjidhje të mesme. Dështimi i menaxhimit të sfidave të përmendura më sipër do të thotë copëzim i unitetit në kontinentin evropian dhe fatkeqësisht, janë shumë ata që presin që kjo gjë të ndodhë.

Për më tepër, me këto konflikte të reja, ne nuk duhet të harrojmë rajonet që lehtësisht mund të preken nga trazirat ndërkombëtare, për shkak të paqëndrueshmërisë dhe dobësive të tyre.
Ballkani Perëndimor është një prej tyre, relativisht larg nga Rusia dhe Lindja e Mesme, por i ndikuar kryesisht nga paratë dhe ideologjia e Moskës dhe fondamentalizmit.
Ky rajon është udhëkryqi, i cili bashkon Lindjen me Jugun dhe ku janë të pranishme kërcënimet dhe sfidat e sotme.

Dhe sipas pikëpamjes tonë, në kohë të tilla, konflikte të tjera të mundshme mund të parandalohen lehtësisht, nëpërmjet proceseve integruese. Integrimi përhap stabilitet e siguri, si dhe ofron një nxitje kryesore për vendet aspiruese, që të ndërmarrin reforma demokratike.

Për sa i përket NATO-s dhe BE-së, vendet e rajonit tonë kanë: rrugë, objektiva dhe axhenda të ndryshme. Ende, shumë prej tyre janë akoma të brishta në përpjekjet e tyre, për ndërtimin e demokracive liberale.
Ne të gjithë e dimë se rruga drejt anëtarësimit në BE është më e ndërlikuar për Ballkanin Perëndimor, dhe kjo vlen edhe për vendin tim. Paqartësitë politike dhe ato të sigurisë, por dhe problemet ekonomike janë duke e dobësuar ëndrrën e integrimit.

Kjo është arsyeja pse Shqipëria mbështeti fuqishëm Malin e Zi drejt NATO-s dhe ne përshëndesim nënshkrimin e Protokollit të Pranimit nga Ministrat e Jashtëm të NATO-s, disa ditë më parë.

Kjo ishte një shenjë e cila tregon se prania e Aleancës në Ballkanin Perëndimor është shumë e mirëpritur dhe e vlerësuar. Mali i Zi nuk do të jetë vendi i fundit që do i bashkohet Aleancës, për aq kohë sa do të jetë në fuqi neni 10 i Traktatit të Uashingtonit dhe vendimet kombëtare mbi aspiratat integruese të jenë të lira.
Ne, në Shqipëri, besojmë fort në rolin unik dhe të pazëvendësueshëm të NATO-s, prandaj çdo vend i rajonit tonë duhet të inkurajohet të vlerësojë dhe shqyrtojë mundësitë e shumta, që vetëm marrëdhënia me NATO-n mund të ofrojë.

Vendi im do të mbështesë praninë e shtuar të NATO-s në Evropën Juglindore, sepse për ne, kjo thjesht do të thotë se bashkësia e vlerave dhe parimeve të përbashkëta është duke u forcuar.

Gjithëpërfshirja është një domosdoshmëri, prandaj ne na duhet një qasje konstruktive me të gjitha vendet e rajonit. Jemi të mendimit se ka ardhur koha që NATO të hapë një faqe të re dialogu dhe partneriteti të strukturuar me Kosovën.

Unë mund të vazhdoj këtë ligjeratë në lidhje me integrimin, sepse shqiptarët vazhdojnë të besojnë ende në “projektin evropian” dhe sipas mendimit tim kjo është një nga “armët kryesore” për të zmbrapsur problemet nga rrethinat tona.
Megjithatë, dëshiroj të nënvizoj dhe një tjetër çështje po aq të rëndësishme, në adresimin e sfidave të sigurisë, siç është: Ndërtimi i një Mirëkuptimi dhe Qëndrese të Përbashkët, përballë kundërshtarëve dhe sfiduesve tanë.

Me sa duket ne nuk biem dakord mbi karakterin e saktë të sfidave, implikimet e tyre për kontinentin tonë dhe aq më pak, si duhet t’i trajtojmë ato. Në disa raste, ndryshimet në pikëpamje dhe fokus mund të skicohen midis rajoneve apo shteteve, si një çështje gjeografike.

Unë e di që gjërat nuk mund të jenë vetëm bardh e zi dhe se sfidat e kërcënimet ndihen në mënyra të ndryshme nëpër Evropë. Prandaj, besoj se ne, duhet të përqëndrohemi në atë që na bashkon dhe na mban të lidhur: Vlerat tona të përbashkëta. Lidhja Trans-Atlantike duhet të përparojë dhe të ruhet me çdo kusht.

Në Samitin e Uellsit kemi marrë vendime të rëndësishme për të siguruar aleatët tanë në Lindje, për të forcuar mbrojtjen kolektive të NATO-s dhe për të rritur shpenzimet e mbrojtjes.
Implementimi i Planit të Veprimit të Gatishmërisë së NATO-s është një pjesë thelbësore e kësaj. Ne kemi nevojë të investojmë dhe të ndërtojmë kapacitetet tona.
Këtë vit, Shqipëria ndaloi trendin e rënies 7-vjeçare në shpenzimet e mbrojtjes. Buxheti i mbrojtjes për vitin 2016 ka një rritje prej 12% në terma realë, në krahasim me vitin 2015 dhe ky është një tregues se Shqipëria i qëndron besnike vendimeve të marra në Uells, përsa i përket “Zotimit mbi Investimet e Mbrojtjes”.

Ndërkohë, ne kemi qenë konsistent me kontributet dhe angazhimet tona, në mbështetje të tre detyrave kryesore të NATO-s. Këtë vit ne do të rrisim nivelin e pjesëmarrjes në Misionin “Resolute Support”, në Afganistan, ndërsa në Kosovë do qëndrojmë në të njëjtat nivele, në përputhje me vendimet e Aleancës. Në lidhje me zbatimin e Planit të Veprimit të Gatishmërisë, Shqipëria po kontribuon në Forcën e përmirësuar të Reagimit të Shpejtë të NATO-s, siç është Task-Forca e Përbashkët e Gatishmërisë Shumë të Lartë (ose siç njihet ndryshe “Spearhead”), me një kompani këmbësorie për periudhën 2016-2018. Po ashtu, vlen për t’u nënvizuar niveli i lartë i personelit shqiptar që plotëson pozicionet në Strukturat e Komandës dhe Forcës së NATO-s, si dhe oficerët të cilët tashmë shërbejnë osë pritet të shërbejnë në Njësitë e reja të Integrimit të Forcave të NATO-s (NFIU) dhe në Divizionin Shumëkombësh Juglindor, në Rumani dhe Bullgari.

Ne jemi në proces shqyrtimi dhe krijimi të hapësirave ligjore, për të mbështetur përpjekjet e koalicionit anti-ISIS në terren, si dhe jemi duke vlerësuar nga afër përfshirjen në operacionin detar të NATO-s në Detin Egje, për të ndihmuar në krizën e refugjatëve. Në kuadër të BE-së, prej nëntorit 2015, kemi dërguar një ekip çminimi (EOD) në Mali dhe jemi duke kontribuar me oficer shtabi në operacionin ALTHEA, në Bosnje-Hercegovinë. Gjithashtu, mbetet shumë e rëndësishme për t’u theksuar ndihma e Shqipërisë në projektimin e stabilitetit përtej kufijve të NATO-s. Aktualisht personeli ynë po këshillon dhe ndihmon disa vende partnere, si Gjeorgjia, Ukraina etj, për të ndërtuar kapacitetet e tyre mbrojtëse dhe ripërtëritëse (resilience).

Së fundmi, siç mund të jeni në dijeni, ne jemi shumë të shqetësuar në lidhje me fenomenin e luftëtarëve të huaj, të cilët “ushqejnë” organizatat terroriste në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. Si rrjedhojë, pas diskutimeve dhe koordinimit në rrafsh bilateral dhe atë NATO, tashmë po përshpejtojmë përpjekjet tona, për të krijuar një Qendër Ekselence të NATO-s në Shqipëri, kundër fenomenit të luftëtarëve të huaj (NATO Foreign Fighters Center of Excellence).

Ky spektër i gjerë angazhimesh është një tregues i qartë i gatishmërisë së Shqipërisë për të forcuar sigurinë e përbashkët dhe për të kontribuar në përpjekjet e gjithanshme dhe afatgjata të përshtatjes së NATO-s, drejt Samitit të Varshavës. Ky është detyrimi ynë dhe ne do të ruajmë dhe mbajmë gjallë parimet themeluese të “Lidhjes” tonë.

Të nderuar pjesëmarrës, dua të mbyll këtë fjalë me një falenderim të sinqertë dhë një vlerësim të veçantë për punën tuaj. Ne jo vetëm i vlerësojmë, por dhe i kushtojmë vëmendje shumë të madhe diskutimeve dhe rekomandimeve tuaja. Gjithashtu, ne mirëpresim rolin vendimtar të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në rritjen e transparencës mbi politikat, objektivat dhe misionin e Aleancës tonë të përbashkët.

JERONIM BAZO, SHEFI I SHTATIT TE PERGJITHSHEM TE FA
Është kënaqësi e veçantë dhe privilegj të flas për këtë audiencë shumë të veçantë dhe të respektuar mbi gjendjen e Forcave të Armatosura Shqiptare, procesin e tyre të transformimit dhe modernizimit, zhvillimet aktuale, angazhimet dhe rruga drejt sëardhmes.
Tani para se të filloj prezantimin, ju lutem më lejoni të vë theksin në një pikë:
Ne të gjithë pajtohemi se përtej faktit se materia ekziston dhe ekziston një realitet i pavarur nga ne, ende qenja njerzore ka “arritur” të ketë perceptimin e vet për atë që mund të jetë realiteti në vetvete, një version i saj ose krejtësisht diçka tjetër.
Çfarë ju jeni duke parë në ekran nuk është diçka që ju kurrë nuk e keni pare më parë, por është vetëm diçka që ju do të shihni atë ndryshe.
Pra çfarë doja të thoja është – diçka ose dikush që ju tashmë e dini, diçka që ju jeni dëshmitarë, duke parë dhe atë çfarë ju jeni gati për të mësuar. Me një fjalë tjetër, Shqipëria dhe Forcat e saj të Armatosura është ajo që ju e dini, ajo që ju shikoni dhe atë që unë do t’ju them. Vendimi përfundimtar ju takon ta marrim me ju sëbashku dhe shpresoj se ju do të largoheni me një kuptim më të mirë të asaj që çfarë ne jemi dhe çfarë ne po bëjmë.
Mendova se nuk do të jetë e drejtë për të folur për gjendjen e FASH pa ju dhënë një perspektivë historike të udhëtimit të Forcave të Armatosura Shqiptare që nga formimi i tyre.
Ato ishin krijuar, si të thuash, vetëm disa ditë pasi Shqipëria u shpall e pavarur nga Perandoria Osmane/otomane.
Dhe kështu ata kanë ndjekur rrugën që ka kaluar vendi ynë në rrjedhën e më shumë se 100 vjet të Shqipërisë së pavarur. Ata kanë ndryshuar disa herë emrin e tyre. Pas krijimit të tyre ata janë cilësuar forcat “mbretërore”, “Ushtria Çlirimtare” gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe “Ushtria Popullore” menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore deri në rënien e Murit të Berlinit.
Përkundër faktit se Forcat e Armatosura kanë qenë në qendër të vëmendjes së regjimit, duke harxhuar energji për ta indoktrinuar ideologjikisht dhe politikisht, ashtu si dhe kanë vuajtur të njëjtat pasoja pjesa tjetër e institucioneve dhe populates në vend. Për t’i bërë gjërat edhe më keq, për mëse 25 vjet janë hequr gradat në FARSH.
E gjithë kjo, si çdo gjë tjetër që lidhej me regjimin, i erdhi fundi me valën e ndryshimeve që kishte filluar në fund të ‘90, e cila është identifikuar simbolikisht me rënien e Murit të Berlinit.
Megjithëse Shqiperia ishte një rast i veçantë, përsëri regjimi komunist nuk mund të qëndrojë jashtë këtyre ndryshimeve. Mbi këtë bazë, ajo përqafoi këto ndryshime dhe u bë pjesë e tyre.
Një nga gjërat e para që u rivendos në FARSH ishin gradat ushtarake, dhe pikërisht në vjeshtë të vitit 1991.
Një proces i gjatë dhe shumë i thellë transformimi, filloi menjëherë pas ndryshimit të regjimit. Është e rëndësishme të theksohet se që nga fillimi i tranzicionit të gjatë, synimi i shqiptarëve ishte integrimit Euro-Atlantik, duke e përkrahur masivisht dhe shpallur si qëllim kryesor strategjik.
Në përputhje me këtë qëllim, Shqipëria u bë një nga vendet e para që u përfshi në iniciativën e Partneritetit për Paqe në vitin 1994.
Ndryshime të mëdha ndodhën në Forcat e Armatosura Shqiptare, si në madhësi dhe cilësi. Të gjitha këto ndryshime janë bërë për një dhe vetëm për një qëllim, për t’i bërë Forcat e Armatosura një organizatë që mund të shihet si mjaft e besueshme, e cila mund të kryej misionin dhe detyrat e veta dhe të bëhet një anëtare e denjë e Aleancës së Madhe të NATO-s.
Ndërsa Forcat e Armatosura ishin në proces transformoni, ne ishin tepër aktivë në iniciativa të ndryshme që mund të na sjellin më afër për të bërë qëllimin tonë realitet.
Në vitin 2003, me mbështetjen e pa kursyer të Shteteve të Bashkuara, krijohet Karta e Adriatikut, e quajtur A-3 me tre vende: Shqipërinë, Kroacinë dhe Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Më pas përfshihen Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovina e quajtur A-5. Dhe siç ju të gjithë mund ta dini shumë mire, kjo nismë shërbeu si një platformë e përsosur për bashkëpunim ndërmjet këtyre vendeve dhe më shumë se kaq, si një mjet mbështetës për të fituar anëtarësimin në NATO. Vendi im, Kroacia dhe së shpejti Mali i Zi do të janë dëshmi për këtë realitet.
Ky process ndodhi për një dekadë e gjysëm, i cili më në fund u mbyll me integrimin e plotë të vendit në Aleancë, i cili përfundoi në tetor 2013.
Kjo është shumë e zakonshme, ose më mirë të them, është normë që synimet, idetë, planet, strategjitë dhe kështu me radhë, për herë të parë janë shkruar ose më mirë planifikuar dhe më pas çdo gjë është vënë në procesin e implementimit.
Pas dy dekadash të ndryshimit të regjimit, përfshi të gjitha ndryshimet e tjera që kishin ndodhur në mjedisin e sigurisë, ishte koha e duhur dhe e përshtatshme për Shqipërinë dhe FASH që të zhvillojë një proces të Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes.
Gjetjet e duhura dhe rekomandimet e procesit së këtij rishikimi, shërbyen për përgatitjen dhe miratimin e zinxhirit të plotë të dokumenteve strategjike, duke filluar me futjen e tabelës së re të Organizimit dhe Pajisjeve, e ndjekur me Strategjinë Kombëtare të Sigurisë, Strategjinë Ushtarake, si dhe Planit Zhvillimor Afatgjatë – Vizioni 2021.

Çdo gjë që munda të trajtoj deri më tani më çon mua në qëllimin e prezantimit për FARSH. Misioni është ajo që përcakton qëllimin e FARSH, dhe përveç faktit që buron nga Kushtetuta e vendit ai është gjithashtu në përputhje edhe me Konceptin Strategjik të Aleancës. Tre janë shtyllat e misionit: së pari, sovranitetit kombëtar dhe atë të aleatëve; së dyti mbështetja e autoriteteve civile dhe popullatës; dhe së treti, siguria e përbashkët.
Në përshtatje me misionin dhe detyrat, ekziston një strukturë e FARSH. Kjo është një strukturë e ngjashme me shumë vende teë Aleancës, por ende me disa dallime apo nuanca të ndryshme .
Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm janë strukturat më të larta në nivel strategjik të organizimit të FARSH. Të dy këto institucione kanë në vartësinë e drejtpërdrejtë të tyre formacione të cilat mbështesin realizimin e misionit të tyre. Pjesa tjetër e strukturës përbëhet nga tre forcsat kryesore: Tokësore, Detare dhe Ajrore si dhe dy strukturat mbështetëse: Komanda Mbështetëse dhe ajo e Doktrinave dhe e Stërvitjes.
Pjesën më të madhe të FARSH e përbëjnë Forca Tokësore, e cila me aftësitë luftaraketë saj, trajnimin e duhur dhe mbështetjen e dhënë, është projektuar të jetë në gjendje për të kryer operacione tokësore, në mbrojtje të sovranitetit të vendit dhe përmbushjen e detyrimeve në kuadër të Aleancës .
Ajo kryen gjithashtu, siç edhe kërkohet, detyra që kanë të bëjnë me dy shtyllat e tjera të misionit të FARSH: në mbështetje të autoriteteve civile dhe sigurisë së përbashkët.
Forcat Ajrore është një forcë modese në madhësi dhe kapacitete. Ajo përbëhet nga një flotë e vogël helikopterësh transporti, e projektuar për të kryer misione dhe detyra në mbështetje kryesisht të operacioneve të transportit, MEDEVAC dhe Kërkim Shpëtimit (SAR). Një nga planet tona të ardhsme është të kemi një nga bazat ajrore plotësisht operacionale si bazë Taktike e NATO-s.
Pavarësisht pozitës gjeografike dhe vijës relativisht të gjatë bregdetare që mund të sugjerohet si një vend detar, Flota jonë është e vogël dhe e projektuar për dy misione. Ne vazhdimisht themi se kemi një flotë me dy misione: misionin klasik të çdo flote dhe misioni i Rojes Bregdetare. E dyta është kryer në bashkëpunim me aktorët e tjerë ndërinstitucional që kanë interes në det, në menaxhim të plotë nga Qendra Nderinstitucionale e Operacioneve Detare (QNOD).
Ka dy struktura të tjera që janë projektuar për të mbështetur tre shërbimet kryesore, të cilat janë: Komanda Mbështetëse dhe Komanda e Doktrinave dhe e Stërvitjes. E para kryesisht përgjigjet për të siguruar mbështetjen me shërbime luftarake të njësive të FARSH si dhe zotëron disa aftësi shtesë për të kryer operacione mbështetje për emergjencat civile.
Komanda e Doktrinave dhe e Stërvitjes si çdo strukturë tjetër e kësaj natyre është përgjegjëse për trajnimin dhe edukimin e Forcave të Armatosura Shqiptare.Ajo mbetet “fabrikë” për prodhimin e oficerëve të rinj, nënoficerëve dhe ushtarëve, si dhe qendër për zhvillimin e koncepteve, doktrinave dhe manualeve që shërbejnë për të edukuar dhe të trajnuar ushtarët e këti shekulli (21).
Të gjitha strukturat të cilat prezantova shkurtimisht, të përshkruara në termat ushtarake duhet të jenë dhe janë përkthyer në aftësi e kapacitete. Janë këto kapaciteteti që krijojmë dhe duhet ti mbajmë të afta dhe gatishmëri, të cilat jo vetëm do të sigurojnë lirinë e Aleancës sonë, por edhe do të rrisin e garantojnë paqen dhe sigurin globale.
Qasja që ne kemi ndërmarrë për të siguruar krijimin e kapaciteteve që plotësojnë nivelin tonë kombëtar si dhe ambicien për angazhimet e vendit në NATO, përbën elementët kryesor të ndërveprimt quajtur

Është ky model që drejton procesin e modernizimit të FARSH. Një proces i cili filloi disa vjet më parë, me katër anijeve patrulluese, tre prej tyre janë ndërtuar këtu në Shqipëri.
Modernizimi i Forcave Ajrore pasoi atë të Marinës. Projekti me katër helikopterë Cougar shumërolësh dhe helikopterë të projektuar për Kërkim-Shpëtim (SAR), përfundoi vetëm vitin e kaluar.
Tashmë erdhi koha e kthimit tek Forcat Tokësore për të filluar procesin e modernizimit të tyre. Zëvendësimi i AK-47 (Kalashnikov) me armët e vogla standardeve të NATO-s ishte hapi i parë i ndërmarrë në këtë drejtim dhe është në vazhdim e sipër. Ndërkohë Policia Ushtarake është e pajisur me automjete të blinduara të dizajnuara për misionet dhe detyrat e tyre. Për momentin dhe për të ardhmen e afërt, përpjekjet tona dhe shpenzimet janë dhe do të fokusohet në aftësitë e ndërtimit që shkojnë në interes të pajisjes strukturës sonë kryesore – Grup Batalionin e Këmsorisë së Forcave Tokësore.
Ndërsa Forcat e Armatosura Shqiptare vazhdojnë transformimin dhe modernizimin e tyre, ato kurrë nuk kanë ndalur të qënit pjesë e përpjekjeve të përbashkëta, për një botë më të mirë dhe më të sigurtë. Nga konsumatorët e sigurisë, u kthyem veten në eksportuesit dhe ofruesit e sigurisë. Jo shumë kohë pas ndryshimit të regjimit FARSH, dislokuan personelin në misionin e tyre të parë në vitin 1994 drejtuar nga OKB-ja. Që atëherë FARSH kanë dërguar në misione dhe operacione një numër të madh të personelit, krahasuar me madhësinë e saj, nga Ballkani në Afganistan, Irak, Çad, Mali dhe në vende të tjera, një numër të përgjithshëm më shumë se gjashtë mijë vetë.
Ne jemi të angazhuar aktualisht dhe të vendosur në Afganistan në misionin e RS, KFOR-it, ALTHEA, EUTMALI dhe synimet janë bërë të qarta, pasi në muajt e ardhshëm do të ketë rritje rreth 90% me personel në Afganistan, më shumë se kemi aktualisht.
Sa i përket plotësimit të strukturës komanduese të NATO-s dhe atë Forcës së saj, Shqipëria ka qenë dhe mbetet e gatshme të japë kontributin e vet maksimal brenda mundësive që disponon dhe angazhimeve të marra.
Nuk do të ishte e drejtë dhe e pranueshme nëse çdo gjë po bëhet nuk është parë në perspektivën e Samitit të fundit të NATO-s, Uells dhe atë të ardhshëm në Varshavë.
Kryetarët e shteteve dhe qeverive në Samitin e Uellsit, e kuptuan se kohët që po jetojmë dhe sfidat me të cilat ballafaqohemi kërkonin më shumë nga vendet e forcat e tyre të armatosura dhe rrjedhimisht kërkohet më shumë edhe nga NATO.
Si gjithmonë burimet vijë në vijën e parë, kur është fjala për krijimin e aftësive ose kur kërkohet të zhvendosen kapacitetet ku ata janë të nevojshme. Paketa e investimeve të mbrojtës është bërë për të siguruar që vendet të angazhojnë burimet e nevojshme dhe të marrinë pjesën e tyre të barrës/përgjegjësisë për t’u përballur me sfidat e sigurisë që Aleanca në tërësi ka aktualisht.
Ndalimi i rënies 5 vjeçare të shpenzimeve të mbrojtjes me gjithë rritjen modeste këtë vit, është një shenjë e fortë e angazhimit të bërë dhe në të njëjtën kohë është një hap i siguruar se do të krijohen aftësi të reja dhe më elastike. Në këtë mënyrë sjellje, Shqipëria ishte një nga 16 anëtarët e tjerë aleate që ka hyrë në këtë trend pozitiv.
Kërcënimi që vjen nga Lindja ka qenë në qendër të vëmendjes në Samitin e Uellsit dhe mbi baëzn e Planit të Veprimit të Gatishmërisë, u ra dakord për të siguruar se Aleanca është e gatshme për t’iu përgjigjur me shpejtësi dhe vendosmëri sfidave të reja të sigurisë.
Një seri e “masave të sigurisë” dhe “masave të përshtatura” janë në veprim. Aleanca si një e tërë është e angazhuar të ruaj kohezionin, e cila është “qendra e gravitetit” e saj. Ajo do të vazhdojë të veprojë kështu, nëse dëshiron të ekzistojë për qëllimin e madh për të cilin është themeluar.
Pjesa e këtyre masave adaptuese është zhvillimi i Forcave Reaguese të NATOs (NRF), krijimi i Task Forcës së Përbashkët të Gatishmërisë Shumë të Lartë (VJTF), ku Shqipëria ka hyrë në ciklin e saj trevjeçar, duke ofruar një njësi në nivel kompanie plus (+) për sejcilin vit ( për 2017, 2018 dhe 2019).
Me të njëjtin vullnet dhe qëllim Shqipëria i është përgjigjur nevojës për të plotësuar me personel NFIU, duke qenë tashmë i pranishëm në Bullgari dhe gjithashtu në Komandën Gatishmërisë së Lartë Shumëkombëshe në Rumani.
Askush nuk thotë se mbajtja e paqes dhe sigurisë është një gjë e lehtë, në vend të kësaj mund të themi se ajo është shumë e vështirë.

Dita e pare e Asamblese
Në ditën e parë të kësaj Asambleje një prej 5 Komiteteve ishte ai i politikës, ku u diskutuan pikërisht këto çështje të rëndësishme, si lufta kundër terrorizmit, kërcënimi i Rusisë në Lindje apo edhe kriza e emigrantëve.
Për të treja këto sfida Shqipëria shihet si një vend me rëndësi kyçe. Jo vetëm për pozitën e saj si një vend që kontribuon në stabilitetin e Rajonit, por edhe si një vend kontribues brenda Aleancës, aty ku NATO ka nevojë. Rasti i fundit ku 147 trupa shqiptare janë vendosur në bazat e NATO-s në Poloni, është shembulli më i qartë për këtë. Ky rol i Shqipërisë u theksua disa herë gjatë ditës së parë të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Tema e terrorizmit u prek gjatë në këtë Asamble, ku problemi kryesor që u evidentua ishte ai i luftëtarëve të huaj.

Këtu u theksua nevoja për më tepër informacion mes vendeve, por edhe kontroll më i madh sa i përket luftëtarëve të huaj që rikthehen në vendet e origjinës, ku rajoni i Ballkanit shihet si problematik ende.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: