Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka pezulluar këtë pasdite të së enjtes Rusinë nga Këshilli i saj për të Drejtat e Njeriut për shkak të shkeljeve të rënda dhe sistematike e abuzimeve të njerëzve, që pas pushtimit të Ukrainës.

Vendimi u votua nga 93 vende pro, ndërsa 24 vende votuan kundër dhe 58 vende abstenuan. Një shumicë prej dy të tretash të anëtarëve me votim, duke përjashtuar abstenimet, ishte e nevojshme për të pezulluar Rusinë nga këshilli prej 47 anëtarësh.

Votimi pasoi pretendimet se trupat ruse ekzekutuan sistematikisht civilë në Bucha, një qytet në veri-perëndim të kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, mes raporteve të tjera për abuzime të të drejtave të njeriut që kur Vladimir Putin urdhëroi pushtimin më 24 shkurt.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb