Nuk arrihet asgjë në asamblenë e “Lega Serie A”. Pas më shumë se dy orësh në videokonferencë mes klubeve, nuk ka dalë asgjë e re sa i takon shkurtimit të pagës së lojtarëve dhe as se kur do të mund të rinisë kampionati, ky i fundi i kushtëzuar nga situata e emergjencës së Covid-19. Dialogu me Sindikatën e Lojtarëve Italianë do të vijojë në ditët e ardhshme me palët që aktualisht mbeten larg.

Tema lidhur me kompesimet e lojtyarëve ka qenë ajo që u trajtua më gjatë, por nuk u mbërrit në një linjë të përcaktuar. Synimi i Legas është që vijojë disktumet me AIC, e cila ditët e kaluara kishte refuzuar propozimin për të pezulluar pagat për katër muaj duke lënë si opsion shkurtimin e vetëm një rroge.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb