Një asfalt elektoral ashtu si tramvajin në Tiranë. Kështu e konsideroi Rama programin e prezantuar ga kryedemokrati Basha. Duke u ndalur kryesisht në rritjen e pagave në shëndetësi, Rama tha se ka një ndryshim të madh mes kujt e thotë e kujt e bën.

“ Ka edhe një ndryshim më të madh akoma mes rritjes së pagës, për mjekët dhe infermierët deri në 40% që do ta bëjmë ne me ligj në Kuvend dhe idesë se mund të shkojnë pagat 1200 euro, subvencionet 150 mln euro për bujqësinë etj. dhe se mund të bëhet deti kos.

Të rrisësh pagat në këto kushte, dhe të mbash financat nën kontroll duke e konsoliduar aspektin makroekonomik kjo është qeverisje. Të hapësh thesin se po vijnë zgjedhjet duke lëshuar për të gjithë lugë floriri është për të qeshur, ndaj nuk ka mundësi krahasimi.

Këta i kemi parë, nuk janë të paparë. Janë shalqi me provë. Madje këta, Saliu, Luli, Iliri e Monika, janë shalqi të provuar disa herë, dhe në asnjë nga provat s kanë dalë të pjekur.Janë të papjekshëm.

Nuk ka kontradiktë me këtë, jemi në një rrugë ku sot po ndajmë me njerëzit frute të punës e përpjekjeve të përbashkëta. Nuk është një asfalt elektoral.

I ashtuquajturi program që u prezantuar, ishte asfalt elektoral që hidhej në kohën e Saliut dhe iu dilte boja në shiun e parë, ato janë si tramvaji i Tiranës, në cdo sektor një tramvaj. Po ku është ? Me siguri kur të shkoni në SHQUP do ua tregojnë edhe tramvajin, po bëni kujdes, mbani maskë. – tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: