Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Prrenjasit, Nuri Belba pa nga afër rikonstruksionin dhe shtrimin me asfalt të rrugës në Qukës Shkumbin.

Me fondet e Bashkisë Prrenjas po bëhet rikontruksioni dhe asfaltimi i rrugës së fshatit Qukës Shkumbin, një segment prej 4 km. Investimi përfshin edhe
sistemimin e ujërave të bardha dhe ndriçimin led.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në fjalën e tij Balla tha se kjo rrugë u shërben banorëve të fshatit Qukës Shkumbin, më i madhi në bashkinë Prrenjas dhe banorëve të fshatit Skroskë.

“Jemi çdo ditë në terren për të ndjekur punimet e shumta të tranformimit të infrastrukturës në bashkinë Prrenjas.

Qukës Shkumbini është fshati më i madh jo vetëm për nga popullsia, por edhe nga shtrirja. Jam shumë krenar që kemi arritur në një kohë kaq të shkurtër të bëjmë disa investime të rëndësishme. Transformimi i infrastrukturës së brendshme të fshatit ka qenë një prioritet, sepse shumica e banesave janë të shtrira përgjatë gjithë hapsirës së fshatit. Ndërkohë ne po punojmë për të transformuar edhe qendrën e fshatit. Pas investimit të infrastrukturës rrugore, ndriçimit publik po mundohemi të investojmë edhe në një qendër të re shëndetësore, e cila do të jetë më e madhe dhe me standarde më të mira për të plotësuar të gjitha shërbimet publike në këtë zonë”, deklaroi Balla.

Ndërsa kryebashkiaku Nuri Belba në fjalën e tij tha se prej dy vitesh në bashkinë prrenjas nuk investohet vetëm në qytet, por kanë filluar investimet edhe në fshatra.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: