Poshtë pemës së Krishtlindjeve, tifozët e Milan-it dhe jo vetëm shprehën dëshirat, ndërsa Pioli dhe të besuarit e tij kanë nisur punën për t’i realizuar ëndrrat. Objektivi më i madh i Piolit dhe stafit të tij është të mbrojnë titullin kampion, por për të realizuar këtë objektiv duhet të bëjnë llogaritë me një Napoli në formë fantastike dhe me një grup që nuk është ende në kushte optimale, shumë mungesa dhe dëmtime.

Pioli
Pioli

Ibra vijon të qëndroj në bokse, nuk luan që nga 22 maji kundër Salernitanas, Maignan nuk është ende gati. Giroud vjen nga Botërori, gjendja e tij fizike duhet administruar me kujdes ndërsa Origi vijon të ketë probleme me bicepsin femoral. Pavarësisht mungesave, Pioli bën thirrje që Milani i tij të besoj te titulli kampion:

Pioli
Pioli

“Milani duhet të besojë te përmbysja, Napoli mund të kapet. Duhet të besojmë ashtu siç bëmë një vit më parë, një vit më parë në fillim titulli dukej i pamundur, u shpreh Pioli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb