Zllatan Ibrahimoviç ka mposhtur COVID-19 pas 2 javësh karantinë siç dhe ai premtoi.

Suedezi rezultoi pozitiv me COVID-19 më 24 shtator por kjo shqetësoi më shumë Milanin që do e ndjente si mungesë në fushë se sa vetë atë.

Ibrahimoviç shkruan se auroritetet shëndetësore e kanë lajmëruar se karantinës i erdhi fundi dhe ai mund të dalë jashtë.

Duket se suedezi do të rikthehet më i mirë në fushë, edhe pse kësaj radhë si një 39-vjeçar pasi ditëlindjen e kaloi në karantinën e shtëpisë.

”Mund të ndiheni mirë! Autoritetet shëndetësore më lajmëruan se karantinës i erdhi fundi. Mund të dal jashtë!”- shkruan Ibra.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb