Kandidati për deputet i LSI, në qarkun e Durrësit, Bahri Shaqiri, përmes një statusi në rrjete sociale, i ka bërë thirrje drejtorisë së policisë në qarkun e Durrësit, që do të ndëshkohen penalisht ata drejtorë policia apo shef krimesh që:

“Konsumon lëndë narkotike dhe vepra të tjera penale në restorantet dhe resortet e drogës;

Bashkëpunon me krimin, merr urdhra prej eksponentëve të tij, fsheh provat dhe keqpërdoret me direktivë të tyre në funksion të drejtuesve politikë të fushatës;

Nuk ndalon kriminelët e armatosur dhe trafikantët e shpallur në kërkim, por u hap çdo shteg për të lëvizur të lirë dhe të qetë rrugëve të qytetit, deri duke vënë në funksion të tyre makina dhe eskortë policie”.

Postimi i plotë i Bahri Shaqirit:

BËNI KUJDES! ZBATONI VETËM LIGJIN DHE LARG DUART NGA ZGJEDHJET!

Ortakëria e drejtuesve të Policisë së Shtetit me krimin dhe politikën në funksion të tjetërsimit të rezultatit të zgjedhjeve, është një vepër e rëndë penale, që kurrë nuk do lejohet, që kurrë nuk do amnistohet dhe që më 26 prill do të marrë një ndëshkim shembullor dhe spektakolar, që as në ëndrrën më të zezë nuk është parë.
Paralajmëroj prerë çdo Drejtor Policie dhe shef krimesh në Qarkun e Durrësit, që:
Konsumon lëndë narkotike dhe vepra të tjera penale në restorantet dhe resortet e drogës;
Bashkëpunon me krimin, merr urdhra prej eksponentëve të tij, fsheh provat dhe keqpërdoret me direktivë të tyre në funksion të drejtuesve politikë të fushatës;
Nuk ndalon kriminelët e armatosur dhe trafikantët e shpallur në kërkim, por u hap çdo shteg për të lëvizur të lirë dhe të qetë rrugëve të qytetit, deri duke vënë në funksion të tyre makina dhe eskortë policie;
BËNI KUJDES! ZBATONI VETËM LIGJIN DHE LARG DUART NGA ZGJEDHJET!
GJITHÇKA PO MBAHET SHËNIM DHE PËR ÇDO POLIC-HORR DO TË KETË NDËSHKIM!
Asgjë nuk harrohet! Mbas datës 25 prill, ose edhe më parë po u shtrua nevoja!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: