Nga: ARTAN HOXHA*

Asgjë nuk harrohet…..një status i 9 shkurtit 2013, kur sapo gjykata kishte dhënë vendimin për ekzekutorët e 21 janarit. Dy vite më pas nuk mund t’i heq asnjë presje. Thjeshtë tani nuk është kryeministër Berisha, por Rama. Personi i tretë, më pëlqen apo s’më pëlqen mua, është po aty ku ka qenë gjithmonë, në krah të kryeministrit të radhës. Më poshtë kam shpjeguar se pse kjo çështje është varrosur njëherë e mirë.

Shumë kolegë apo të njohur më pyetën se pse nuk isha sot, pjesë e homazheve apo ceremonisë në kryeministri. U thashë se më ftuan po mu duk pa kuptim të merrja pjesë në to. Hipokrizia ka arritur deri në atë masë, sa nuk do të çuditesha fare nëse në ceremonitë e vitit të ardhshëm do të merrnin pjesë edhe Berisha me Metën, madje edhe Lul Basha me karafila të kuq në dorë. Ka kohë që 21 janari e ka humbur peshën e një date përkujtimore, kushtuar katër martirëve të një masakre shtetërore. Tashmë, 21 janari, shërben vetëm si një datë memorje, për të na kujtuar çdo vit që kalon, se jetojmë në një vend ku nuk ka drejtësi. Ku nuk jemi të gjithë të barabartë para ligjit. Ku mund të të pushkatojnë me urdhër të kryeministrit para kamerave edhe pse je me duar në xhepa në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, si një qen, pa gjyq. Dhe më pas, të tallen me gjakun dhe trutë e derdhura, duke të etiketuar “kokëpalarë” e “fundërrinë”, vetëm pse je i varfër dhe i papunë. 21 janari, tani shërben vetëm për të na kujtuar se ATA, atje lart në zenit të vendit, janë të paprekshëm. Dhe se nuk do të kemi kurrë fatin ti shohim duke dhënë llogari në bankën e të akuzuarve, së paku jo sa të jenë gjallë. Ziver, Hekuran, Faik dhe Aleks, më vjen keq, nuk mjaftuan as 1 milionë vota që të ketë përgjegjës për humbjen tragjike të jetëve tuaja. E di që shpirtrat tuaj nuk do të gjejnë derman, përsa kohe nuk do të ketë drejtësi, dhe do na sillen vërdallë duke na prishur ndonjëherë edhe gjumin. Por së paku ju, ne dhe ATA, e dimë se kush u vrau, pse u vra dhe si u vrau….

Status i datës 9 shkurt 2013

Si mundet të bëhet kaq i pafytyrë dhe i pacipë njeriu???!!!! C’është kjo analogji perverse???!!!! Si mund të krahasosh dhimbjen e fëmijëve jetimë të viktimave të 21 janarit dhe familjarët e tyre, me gëzimin e familjarëve të ekzekutorëve?!!! Si mund të thuash që opinioni u lehtësua pasi gjykata (ajo fare gjykate) deklaroi se vrasjet nuk ishin me dashje dhe ne tani jemi të qetë se kemi një Republikë që nuk paska vrarë me dashje qytetarët e saj???!!! Po janë Komandanti i Gardës dhe shefi i shtabit i njësisë speciale, more i mjerë, dy nga njerëzit që presupozohen se janë më të kualifikuarit dhe më të stërviturit për të përballuar situata të tilla, kur kanë përpara vetëm njerëz me shkopinj dhe me gurë????!!!! Si mor kanë qëlluar pa dashje?!!! Ai i sheh pamjet ti mor ditëzi, kur një shef shtabi i veshur me antiplumb nga këmbët deri te koka, me skafandër mbrojtëse dhe i pozicionuar në një llogore, që merr vijë shënimi me një armë automatike MP5-A2, ndaj një qytetari me duar në xhepa në trotuar të bulevardit dhe e ekzekuton si një qen rrugësh pa pikën e mëshirës?!!! Çfarë dashje tjetër kërkon ti!!! Po trutë e derdhura në bulevard të Hekuran Dedës, që u shënjua në kokë mbi skelën e Top Channel, ku ti je shfaqur me qindra herë dhe shfaqesh vazhdimisht, pa dashje të duken?!!! Si mund të jesh kaq zemërkazëm, katil, hiene (se vetëm për profesionalizëm gazetaresk, apo skrupulozitet mediatik nuk mund të bëhet fjalë) dhe të shfaqesh kaq i kënaqur pas një mënxyre të tillë?!!!! Servilosu Berishës dhe Ramës nga mëngjesi deri në mbrëmje, lepijua menderen sa herë ta do interesi dhe sa herë ta kërkojnë, por mos vill vrerë ndaj bashkëkombasve të tu të masakruar pa gjyq në mes të Bulevardit dhe në mes të Evropës, live si asnjëherë tjetër. Mos i lëndo më tej zemrat e plasura nga dhimbja dhe padrejtësia të fëmijëve dhe prindërve të tyre. Si mor i paturp thua që hetimi vazhdon?!!!! Cfarë hetimi kërkon të vazhdojë?!!!! A mos je miop, kjo cështje u varros njëherë e mirë, jo pse sic thua ti nuk na paska interes ai idhulli yt (Sali Berisha), i cili është dirigjuesi direkt i kësaj maskarade. Sa duhet të zgjasë një hetim me prova të tilla të pakundërshtueshme sipas teje, apo duhet të presim një realitet tjetër dhe një kontekst tjetër. Ohhhh c’kob, ohhh c’mënxyrë….si nuk çohen nga varri ata katër truderdhur e gjakderdhur në mes të atij bulevardi e s’ta skuqin fytyrën (padashje siç thua ti). Pa pikë turpi ti dhe shumë të tjerë të kallëpit tënd, të tjetërsuar dhe shpërfytyruar nga prostitucioni me politikën dhe pushtetin thoni se drejtësinë do ta vendosin zgjedhjet e 23 qershorit. Po çfarë lidhje kanë zgjedhjet me këto vrasje, ato i pa gjithë bota, kujt i duhet ç’thotë Berisha apo Rama, ata të vdekur duan drejtësi, dhe drejtësinë për ta nuk e japin dot zgjedhjet. Sali Berisha pasi vrau katër qytetarë të pafajshëm më 21 janar, me armët e Republikës, fshehu, provat, mori në mbrojtje direkte ekzekutorët, sabotoi hetimin, dhe detyroi gjykatën të firmoste një turp të tillë, tashmë u ka nxjerrë në fushë ju për ti pastruar xhamin e blinduar të zyrës nga pikat e gjakut të 4 martireve të Shqipërisë. Sali Berisha ka vrarë shumë me tepër para 21 janarit, dhe nuk i është bërë vonë, vrau më 21 janar faqe gjithë shqiptarëve, dhe nuk ka turp të thotë se i rrezikohej pushteti nga ca të pakënaqur me shkopinj e gurë, do të vazhdojë të vrasë nëse kjo opozite e atrofizuar dhe ky popull i terrorizuar prej regjimit të tij do ta vazhdojnë ta lenë atje në krye të vendit. Shërbeji pushtetit, nuk je as i pari as i fundit, vilja të mirat materiale, abuzo me rininë e këtij populli të varfër sa të mundesh (regjimi të ka dhënë dorë të lirë). Jam i sigurt se të njëjtën gjë do të bëni dhe nesër kur pushteti të ndryshojë, do ti jargaviteni siç i jeni jargavitur pushtetit njëlloj pa as më të voglën brerje ndërgjegje. Dhe sërish ata që do të vijnë në pushtet do tu mbajnë afër se do kenë nevojë të shijojnë menderlëpirjen tuaj. Qëndroni “krenare” aty ku e keni vendosur veten, në elitën e vendit, por mos guxoni të pshurrni dhe të infektoni me vrerin tuaj gjakun e pastër të 4 shqiptarëve të pafajshëm, të derdhur në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Para se të zhytesh në pusetën e fekaleve të pushtetit, mate njëherë thellësinë e saj, se është aq e thellë sa nuk do të ketë shërbim komunal të të nxjerrë sërish në sipërfaqe. Ptuuuuu……

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: