Pauza që solli Kombëtarja erdhi si një bekim për të gjithë ekipet e Superligës, pas një periudhë të gjatë me një ngjeshje shumë të madhe të kalendarit, për arsye që tashmë dihen, ekipet kishin kohën e mjaftueshme për të rikuperuar energjitë dhe lojtarët të dëmtuar. Ky rikthim nuk ndryshon asgjë për Ilir Dajës, gara mbetet e hapur dhe e luftuar javë pas jave:

Përfitimi nga pauza e kombëtareve – “Në nivel paragjykimi kemi marrë më shumë energji duke përfituar nga pushimi, kjo ka bërë mirë sepse donim të futemi me ritmin aty ku e kemi lënë duke parë energjitë e rikuperuara.”

Ndeshja ndaj Vllaznisë – “Nesër do të kemi një ndeshje të vështirë duke parë se Vllaznia ka bërë një kampionat të mirë duke parë se është në vendin e parë, edhe ne jemi mirë duke qenë prapa kryesuesve. Ne do të bëjmë lojën tonë, dihet se loja është e vështirë sepse edhe Vllaznia do të kërkojë të bëjë lojën e vet, ai që do ta kërkojë lojën do të fitojë. Duke qenë se janë dy ekipe që janë dy pikë diferencë, të dyja ekipet kanë shanse 50 me 50, janë dy ekipe që janë rivale, kemi përgatitur ekipin për të marrë maksimumin. Një fitore nuk do të thotë që mbyllet kampionati, por gjendja psikologjike do të jetë e mirë sepse marrim fitore me Vllazninë.”

Grupi i lojtarëve – “Kontingjenti është i plotë, është rikthyer Ferhan Hasani, Dominguez për shkak të distancës me vendin tonë nuk është sepse ishte i grumbulluar me kombëtaren, shpresoj të mos më dëmtohet njeri.”

Kampionati – “Është java e parë që kemi patur pushim që kur ka filluar kampionati, dhe oshilacionet janë ndjerë në çdo ekip. Ndeshjet do të jenë të luftuara, do të ketë ulje-ngritje, gabimi nuk na shkon sepse ka dhe 11 javë për tu luajtur.”

Rinovimet – “Ne i kemi shtyrë vetë procesin e rinovimit, një ekip si Partizanit duhet të mbajë 80% të grupit, sepse duhet ta çojmë këtë grup më tej, sepse në bazë të paraqitjeve ky Partizan duhet të vazhdojë përpara. Ndoshta nuk është momenti i rinovimeve, sepse duhet të ta bëjmë në një kohë të gjithë bashkë, sepse në Shqipëri po firmose e merr vesh gjysma e shtetit, prandaj kemi vendosur të dëgjojmë kërkesat e lojtarëve dhe më pas të shkojmë drejt rinovimeve. ”

Ferhan Hasani – “Hasani nuk ka pasur minuta, ka qenë vendim i stafit mjekësor. Kemi biseduar edhe me stafin mjekësor të kombëtares së Maqedonisë së Veriut, shpresoj që edhe Hasani të nja japi ndihmën sepse ka shumë vlera.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb