Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar, i bëri thirrje Lulzim Bashës që të flasë dhe të bëjë transparencë lidhur me financimin rus në parti, në 2017.

Berisha tha se sot u vendos ngritja e grupit të auditimit për financimet në PD dhe tha se do të pritet që të hetohet dhe të zbulohet se çfarë ka ndodhur më këto para.

Ai tha se një Bashën e ka shpëtuar një herë Edi Rama, kur sipas tij mbylli dosjen e Rusisë, por tani duhet të mbajë përgjegjësi.

Ky është një kat shumë i rëndë për PD, ky është shkelmim, por do thekson tre gjëra, e para gjer sot nuk ka asnjë individ në PD që të ketë patur dijeni për financime ruse, akt personal i Bashës. Së dyti, në 2018 kur ambasadori amerikan më ka sjell një dosje, ka pasur vetëm një artikull të “Mother Jones” dhe  fletës se provonte se “Muzin” është lobist i PD, kaq kishte, në prill pas zgjedhjeve në 6 bashki, disa bashkatdhetarë më kanë informuar nga New York se kanë firmosur por s’kanë dhënë asnjë qindarkë siç mashtronte Basha. Pasi u bënë tre burime kamë dalë në media dhe kam akuzuar Ramën se mbylli dosjen e Rusisë. Sot kryesia ka vendosur të ngrejë një komision auditi për këtë aferë… ai duhet të thotë ku i mori paratë dhe si i dërgoi në Skoci, e shpëtoi një herë Rama, por kjo çështje është shumë serioze dhe ai nuk mund ta trajtojë ndryshe, por të bëjë transparencë të plotë se ka drejtuar këtë parti, ndonëse ju e dini që gjënë më të lehtë ka gënjeshtrën. Edi Rama deklaroi edhe para një jave se ato e dinim që janë para ruse, por faktikisht bëri gjithçka për të mbyllur dosjen, për të marr peng kryetarin e PD. Komisioni që ngritëm sot do të hetojë, asgjë s’ka lënë në zyra i ka marrë dhe hard disc, por me ato që mund të hetojë, të informojë këshillin kombëtar dhe opinion publik”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: