Ministria e Bujqësisë ka reaguar në lidhje me një lajm të shpërndarë në mediat greke për asgjësimin e një sasie domatesh me pesticide, të cilat thuhet se kanë ardhur nga Shqipëria.

Sipas ministrisë, Shqipëria eksporton rreth 200 ton domate në ditë, ndërsa eksporti shkon 35668 ton.

Ajo shton se mediat dhe autoritetet greke nuk  japin asnjë shpjegim për produktin, gjë e cila sipas ministrisë, hedh poshtë dyshimet se kjo lloj domate është me origjinë shqiptare.

Reagimi i ministrisë së Bujqësisë:

“Shqipëria eksporton rreth 200 ton domate në dite (dje) gjatë kësaj periudhe që është edhe piku i eksportit te ketij produkti. Gjate vitit 2018 Shqiperia ka eksportuar 35668 ton domate. Ne Greqi gjate 2018 kemi eksportuar 514 ton. Ne asnje rast gjate vitit 2018 nuk ka pasur asnje njoftim mbi reklamimin e sigurise se domates Shqiptare ne sistemin RASFF – Food and Feed Safety Alerts. Madje as rasti i ekspozuar ne mediat greke qe ben fjale per nje sasi minimale, 0.01121% e sasise se eksporteve vjetore te ketij produkti nuk eshte raportuar ne rruge zyrtare, as drejt autoriteteve shqiptare as ne sistmin RASFF deri ne kete moment.Ne njoftimin e mediave greke flitet per nje domate te gjetur ne treg dhe jo ne piken e kalimit kufitar, si dhe pa asnjë detaj tjetër lidhur me produktin – cka e ben te veshtire garancine se keto domate jane shqiptare, italiane, apo nga nje vend tjeter si dhe verifikimet lidhur me rastin (të cilat gjithsesi po kryhen edhe mbi kaq të dhëna nga autoritetet tona, në komunikim me ato greke)”, thueht në reagim.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb