SHBA

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo ka akuzuar Europën se nuk ishte dhe aq ndihmuese sa i përket sulmit në Baghdad ditën e djeshme që çoi në eliminimin e gjeneralit iranian Qasem Soleimani.

“Europianët nuk ishin dhe aq ndihmues sa unë shpresja se do të ishin para sulmit në Iran. Ne e kapëm dhe e ndaluam atë. Ajo që bëmë ne është e mirë për të gjithë botën. Shpëtuam jetë në Evropë dhe në Amerikë. Britanikët, gjermanët, francezët duhet ta kuptojnë këtë gjë. Kam harxhuar dy ditë duke biseduar me partnerët për veprimin e SHBA, arsyet pse e kishim ndërmarrë dhe duke i kërkuar atyre ndihmë, ata ishin të gjithë fantastikë.’’- tha Pompeo për Fox Neës.

Mike Pompeo shtoi se Qasem Soleimani dhe Irani ishin duke plainifikuar sulme në disa shkallë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb