TIRANE- Vijojnë operacionet antikanabis nga Policia e Shtetit, asgjësohen 11.067 bimë narkotike në Shkodër, Tepelenë dhe Kavajë, Vlorë, Krujë e Bulqizë.

Në Vlorë asgjësohen 1.275 bimë narkotike, në Pukë dhe në fshatin Pylaj asgjësohen 990 bimë e 546 kubikë. Në Tepelenë u asgjësuan 635 bimë në shtratin e Përroit Peshtan. Në Bulqizë u asgjësuan 207 bimë narkotike, 57 në Tiranë, 17 në Përmet.

Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar edhe dy shtetas në Shkodër, Ndrek Leka e Gjovalin Mali. Ndërsa në Kavajë ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për dy kryepleq të fshatrave Zambishte e Çeke , B.B e A. M, për moskallzim krimi e shpërdorim detyre pasi në këto fshatra u asgjësuan 7090 bimë narkotike e u sekuestruan 100 kg Mariuanë.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: