TIRANE- Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Shtetit ka asgjësuar 14.530 bimë narkotike në disa rrethe të vendit. Burime zyrtare bënë me dije se janë shpallur në kërkim 6 persona si autorë të dyshuar për kultivim të narkotikëve. Sakaq, është arrestuar në Kurbin një person për kultivim të bimëve narkotike, ndërsa është proceduar penalisht një kryeplak fshati për moskallzim krimi.

Ndërkohë, në Tropojë janë gjetur dhe asgjësuar në zonën e pyllëzuar “Mrrez”, 1750 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa, ndërsa janë shpallur në kërkim dy autorë të dyshuar P.K e T,N, si dhe është proceduar penalisht në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Peraj shtetasi M.P.

-Në rrethin e Tepelenës u gjetën dhe u asgjëson 2240 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa, ku janë shpallur në kërkim dy autorë.

-Në rrethin e Përmetit në zona të pyllëzuara u gjetën dhe u asgjësuar me anë të djegies 1058 bimë narkotike.

-Në Kurbin u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 995 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa, ku u arrestua në flagrancë shtetasi Ibrahim Muçaj, vjeç 56, banues në Laç, pasi në fshatin Vinjollë, në 15 parcela në përrua dhe në zonën e pyllëzuar.

-Në rrethin Shkodër pasi në fshatin Mazrek dhe në malin e fshatit Karmë, Vau Dejës, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 6.111 bimë narkotike të llojit Cannbis Sativa. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve.

-Në rrethin e Pukës, te “Mrizi i fushë Gurrës”, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 1675 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa.

-Në rrethin Tiranë në fshatin Zaranikë, Petrelë, në një parcelë pranë urës të lumit, janë konstatuar të kultivuara dhe u asgjësuan 320 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa.

-Në Krujë, në Fushë-Thumanë, u gjetën të mbjella dhe u asgjësuan 300 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa.

-Në Mallakastër në fshatin Beraj u gjetën të mbjella dhe u asgjësuan 81 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: