GJIROKASTER- Policia e Shtetit vijon aksionin anti-kanabis në gjithë vendin. Kështu, në Gjirokastër u asgjësuuan 1900 bimë kanabis sattiva. Mësohet se droga u gjet në vendin e quajtur “Arat e Keçanje”, në Malin e Gjerë.

Ndërkohë, policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve ndërsa bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Po sot, në Pukë u asgjësuan 200 rrënjë kanabis, ndërsa u vu në pranga një nga kultivuesit. Droga u gjet në fshatin Tejkodër, ku u asgjësuan disa parcela, ndërsa pas hekurave përfundoi Pjetër Doda. Po ashtu, edhe në zonën e Tucit u asgjësuan rreth 1 mijë rrënjë kanabis. Aksioni sot është shtrirë është në Vlorë, ku janë asgjësuar 24 parcela me rreth 11.716 rrënjë kanabis. Mësohet se lënda narkotike është gjetur në fshatrat Vranisht dhe Mavrovë. Sakaq, drogë është gjetur edhe në Dhivër të Sarandës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: