MIRDITË- Strukturat e komisariatit të Policisë Mirditë kanë zbuluar dhe më pas asgjësuar 2476 rrënjë kanabis sativa dhe kanë vënë në pranga kultivuesin. Sipas të dhënave zyrtare është arrestuar 52-vjeçari Kol Regji, banues në Bulshar, Orosh, Mirditë.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe në zbatim të planit të masave të Komisariatit të Policisë Mirditë për kontrollin e territorit në zonën e Bulsharit, Mirditë, në tokën e tij u gjetën 2476 rrënjë bimë narkotike si ajo e llojit “Cannabis Sattiva”, me lartësi 1.5-2.2 m, që u asgjësuan në vend me anë të djegies. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë  për veprën  penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: