Policia ka zbuluar dhe  asgjësuar me anë të djegies, 2493 rrënjë bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva në Tepelenë dhe Përmet, ndërkohë që janë arrestuar në flagrancë dy shtetas, si dhe është shpallur në kërkim një  tjetër.

Sipas të dhënave zyrtare, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve  narkotike, nga efektivët e Komisariatit të Policisë Tepelenë u konstatuan të kultivuara 313 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva.

Si autor policia ka arrestuar në flagrancë 18-vjeçarin A. Elmazi, banues në Hormovë, Tepelenë si dhe u shpall në kërkim babai i tij, shtetasi R.Elmazi.

Po kështu në Këlcyrë janë asgjësuar 2180 bimë narkotike dhe është arrestuar në flagrancë autori i kultivimit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb