SHKODËR- Asgjësohen 11308 bimë narkotike në Vaun e Dejës, ndërsa janë shpallur në kërkim 3 kultivues. Burime nga policia e Shkodrës bënë me dije se në kërkim janë shpallur shtetasit me iniciale N.M, Gj.K dhe Rr.K. Mësohet se kanabisi u gjet gjatë kontrolleve në Pult, Shllak dhe Temal, i cili u gjet i mbjell në terren të thyer malor.

Të njëjtat burime theksuan se lënda narkotike ishte me gjatësi nga 1.7- 2.5 m. Sakaq, policia sekuestroi dhe një armë zjarri model 56 dhe 18 fishekë. Po sot, u asgjësuan 13 984 bimë hashashi në Memaliaj. Droga ishte mbjell në Njësinë Administrative Buz, në vendet e quajtura “Hamzaj”, “Revishtë”, ” Lajthizë”, “Osmanaj”, “Cacaj”, “Komar” dhe ” Kalemaj”, u konstatuan dhe u asgjësuan në 75 parcela, 6 014 bimë kanabis.

Gjithashtu në fshatin Luftinjë 1, u kanstatuan dhe u asgjësuan në 4 parcela rreth 3 070 bimë të dyshuara narkotike. Si dhe në fshatin “Maricaj” nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë, u konstatuan dhe u asgjësuan në 8 parcela rreth 4800 bimë të dyshuara narkotike. Po ashtu, në Tepelenë u sekuestruan 10.7 kg kanabis, ndërsa në pranga ra Xheron Alikaj, 27 vjeç.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: