SARANDE- Asgjësohen në total 28.030 bimë narkotike në Vlorë dhe Sarandë. Mësohet se në fshatin Resulaj-Vlorë, u zbuluan dhe asgjësuar 1.000 rrënjë bimë narkotike “Canabis” të mbjella në anë të lumit, me lartësi nga 5 cm deri në 10 cm. Po ashtu në fshatin Sevaster-Vlorë,  Policia ka zbuluar dhe asgjësuar 530 rrënjë bimë narkotike kannabis, të mbjella në vendin e quajtur “Pylli Dobre”, prej të cilave: 220 rrënjë ishin të mbjella në kubikë dhe 310 rrënjë të tjera të mbjella në tokë, me lartësi nga 5 cm deri në 20 cm.

Sakaq, policia e Sarandës në bashkëpunim me Policinë Kufitare, gjatë kontrollit të përbashkët për evidentimin e kultivimit të bimëve narkotike, në vendin e quajtur “Ish-Posta Kufitare Perdhikal”, kanë zbuluar dhe asgjësuar në total 26.500 rrënjë bimë narkotike “Canabis”, prej të cilave 3.500 rrënjë bimë narkotike ishin të mbjella në tokë me lartësi 5 cm deri në 40 cm. Ndërkohë, 23.000 rrënjë bimë narkotike prej të cilave: 15.000 kubikë dhe 8.000 rrënjë të tjera ishin të mbjella në tokë, në fshatin Karroq, me lartësi nga 5 cm deri në 30 cm. Ndërkaq, po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve. Gjatë veprimeve hetimore, policia ka bërë të mundur identifikimin e njërit prej kultivuesve të 5841 bimëve narkotike që u asgjësuan në fshatin Ninat-Konispol, më datë: 14.05.2016, të cilin e ka shpallur në kërkim D. A. 52 vjeç, banues në Sarandë. Punohet për kapjen dhe arrestimin e tij.

Po diten e sotme, u asgjësuan rreth 20.000 rrënjë kanabis sativa në Sarandë. Sipas burime policore, bëhet e ditur se droga u gjet në fshatin Kardhiq. Të njëjtat burime pohuan se u bë asgjësimi i bimëve me djegie, ndërsa po punohet për kapjen e kultivuesve.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: