MEMALIAJ- Policia e Gjirokastrës ka asgjësuar dje 3 parcela me kanabis në fshatin Luash të Memaliajt. Mësohet se janë sekuestruar 507 bimë të dyshuara narkotike.

Ndërkohë në kërkim është shpallur kryetari i fshatit Luadh, shtetasi me inicialet A.C., 30 vjeç, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e poseduesve.

Komisariati i Policisë Tepelenë
Më datë 06.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, pasi në fshatin Luadh, Bashkia Memaliaj, u gjetën të kultivuara në tre parcela në zonë të pyllëzua, pronë shtetërore , 507 bimë të dyshuara narkotike. Prej te cilave 10 bimë u morën në cilësinë e provës materiale, ndërsa 497 bimë u asgjësuan me zjarr. U bë shpallja në kërkim për Kryetarin e fshatit Luadh, Bashkia Memaliaj, shtetasin A.C, 30 vjeç, banues në fshatin Luadh. Po punohet indetifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 284/2, 248 dhe 300 të Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: