MIRDITË- Policia e Qarkut Lezhë ka asgjësuar rreth 310 bimë narkotike kanabis sativa në fshatin Gëziq të Mirditës. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Lezhë, për “Parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike si dhe për evidentimin dhe shkatërrimin e paracelave të kultivuara me bimë narkotike”, efektivat  e Komisariatit të Policisë Mirditë kanë zhvilluar një tjetër operacion për këtë qëllim. Në fshatin Gëziq, Mirditë në një zonë të pyllëzuar u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 310 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën  penale “Kultivimit të bimëve narkotike”.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: