SARANDË- Blutë e Sarandës kanë zbuluar dhe asgjësuar rreth 380 bimë narkotike te llojit “Canabis-sattiva”. Bima narkotike u zbulua afër liqenit të Butrintit, në vendin e quajtur “Kodrat e Kalivonit”. Në këtë kodër të mbuluar me shkurre u konstatuan të mbjella në tokë 346 rrënjë bimë narkotike me lartësi deri ne 45 cm dhe 32 bimë narkotike të tjera të vendosura në kubikë gati për t’u mbjellë. U bë asgjësimi i plotë i bimëve narkotike me djegie, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: