TROPOJË- Policia e Tropojës ka asgjësuar 514 bimë narkotike kanabis sativa dhe ka vënë në pranga një 55-vjecar. Në kuadër të operacionit të koduar “Alpet” efektivët e Komisariatit të Policisë Tropojë, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në fshatin Gjonpepaj dhe Vranë.

Si rezultat i kontrollit të ushtruar në fshatin Gjonpepaj në afërsi të banesave të shtetasve Gjergj Ulndreaj dhe shtetasit D.D., u gjetën dhe asgjësuan me anë të djegies 134 rrënjë bimë narkotike.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit D.D., në ambientet e brendshme ju gjet dhe sekuestrua 1 armë zjarri automatik.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gjergj Ulndreaj, 55 vjeç, banues në fshatin Gjonpepaj, Tropojë.

Po kështu janë proceduar penalisht shtetasit:
– D.D., 82 vjeç, banues në fshatin Gjonpepaj, Tropojë.
– Gj.D., 58 vjeç, me funksion Kryeplak i fshatit Gjonpepaj

Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Vranë, u gjetën dhe asgjësuan me anë të djegies edhe 380 rrënjë bimë narkotike.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: