TEPELENË- Policia e Tepelenës ka asgjësuar rreth 8150 bimë narkotike Cannabis Sattiva në disa fshatra.

Konkretisht në fshatin Kurvelesh Tepelenë, në vendin e quajtur “Vinje” u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 4100 bimë narkotike. Si dhe në një zonë të pyllëzuar në fshatin Zhapokikë Memaliaj, u gjetën dhe u asgjësuan 4050 bimë narkotike.

Asgjësimi i bimëve u bë në vend me anë të djegies. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

BULQIZË
Edhe në Bulqizë janë asgjësuar bimë narkotike. Në malin “Dhoks”, Bulqizë, efektivët e policisë kanë gjetur të kultivuara duke i asgjësuar në vend me anë të djegies, 288 bimë narkotike të dyshuara “Cannabis Sattiva”, të cilat ishin të kultivuara në një zonë të hapur rishtas. Policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: