VLORË- Gjatë një kontrolli të ushtruar kundër kultivimit të bimëve narkotike, Policia e Vlorës ka zbuluar dhe asgjësuar 15 parcela me 917 bimë narkotike “Canabis-sattiva”, në 3 fshatra të Vlorës.

Në fshatin Gorisht, në lagjen “Hadëraj” përgjatë përroit me bimësi të dendur, janë konstatuar 6 parcela me 480 bimë narkotike, me lartësi deri në 130 cm. Në fshatin Llakatund, në vendin e quajtur “Maja e Kishës”, janë konstatuar 5 parcela me 247 bimë narkotike, ku lartësia e tyre arrinte deri në 140 cm.

Në fshatin Lapardha, në vendin e quajtur “Qerime” janë konstatuar 4 parcela me 190 bimë narkotike, me lartësi deri në 130 cm. U krye asgjësimi i plotë i bimëve narkotike më djegie dhe po punohet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: