TEPELENË- Policia e Shtetit vijon aksionet për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të territorit në vendin e quajtur “Zazan”, fshati Kalivaç, Tepelenë kanë gjetur dhe asgjësuar 17.500 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në vendin e quajtur “Përroi i Zelenicës”, fshati Kalivaç, u gjetën dhe u asgjësuan 1.180 bimë narkotike Cannabis Sattiva.

Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: