KRUJË- Policia e Krujës ka asgjësuar 40 parcela me rreth 3981 bimë narkotike dhe ka vënë në pranga 2 persona për kultivimin e tyre. Në kuadër yë operacionit të koduar “Bushnesh 2014”, blutë e Komisariatit të Krujës kanë arrestuar në flagrancë shtetasit

Gëzim Myrta 39 vjeç dhe Erjon Myrta, 26 vjeç, të dy banues në Krujë. Nga një kontroll i ushtruar në fshatin Bushnesh u konstatuan 40 parcela të mbjella me 3981 bimë narkotike Cannabis Sattiva dhe 420 fidanë të vendosur në kubikë.

Bimët u asgjësuan në vend me ane të djegies dhe një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provave materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për veprime të mëtejshme  për veprën penale “kultivimi i bimëve narkotike”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: