Ashley Graham është modelja më e famshme në botë, e mbushur, pikërisht prej ekspozimit të hireve të saj pa komplekse.
Por pavarësisht kilogramëve mbipeshë, ajo arrin të bëjë për vete miliona meshkuj.
Është krenare me trupin që ka, edhe me celulit, duke shërbyer si model frymëzimi për çdo femër që të ndihet e bukur.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Së fundmi ajo ka postuar në rrjetet sociale ku shfaqet krejtësisht lakuriq dhe me njërën dorë mbulon gjoksin e saj.

Vetëm dhjetë muaj pasi lindi djalin e saj Isaac, vajza 32-vjeçare e Sports Illustrated u shfaq duke mbuluar gjinjtë e saj dhe komplet e zhveshur.

Modelja, e cila kohët e fundit u kthye në pasarelë këtë muaj për Javën e Modës në Milano, u shfaq e freskët nga dushi me flokë të lagur dhe pa grim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb