Në 18 janar Ashley Graham është bërë nënë për herë të parë e të voglit Isaac, djalë që ajo e ka me bashkëshortin Justin Ervin. Modelja njoftoi se donte të merrte një pauzë nga puna për të shijuar vogëlushin e saj, por kurrë s’kishte menduar se do t’i duhet të përballej me këtë pandemi, si gjithë pjesa tjetër e njerëzve në botë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Karantina e ka detyruar të qëndrojë larg nga skenat botërore për 9-muaj. Ashley dhe familja e saj kanë kaluar një periudhë të gjatë në shtëpinë e saj të lindjes, në Nebraska.
Ajo ka kaluar ditë të tëra në natyrë, sete fotografike në distancë, si ajo për ELLE, ku Ashley Graham shfaqet nudo teksa ushqen me gji Isaak.

Kështu top modelja me forma të bëshme ka kaluar lockdown. Por tani Ashley është gati për tu rikthyer dhe zbret në Milano Fashion Week. Një edicion në fakt ndryshe nga të zakonshmit, me show por me pak publik. Ashley ka qenë protagoniste në pasarelën e Fendi, ku ka sfiluar me një fustan romantik me lule dhe e ka transformuar backstage e saj personal në një skenë për të lançuar edhe një mesazh body love dhe shfaqet në gjoks me pompa që tërheqin qumështin.

Që të gjithë duhet të pranojmë trupin pavarësisht formave, kjo nuk është një risi, por ajo tani flet edhe për shenjat në trup pas lindjes së djalit, apo për ushqimin me gji. Në Milano ajo lëshon sërish një mesazh me një foto ku shfaqet me recipeta dhe bën një selfie të profilit të saj të bëshëm dhe gjoksin me lëkurën e çarë. Një mami multitasking por mbi të gjitha shumë e sinqertë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb