Në muajin e nëntë të shtatzënisë, Ashley Graham është tashmë në prag të lindjes. Përpara se t’i kushtohet me kohë të plotë fëmijës së saj të parë, modelja mendon ende për punën.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në pritje të fëmijës nga bashkëshorti, regjisori Justin Erwin, Graham që gjithmonë e ka shprehur dëshirën e saj për një familje të madhe, nuk i fsheh format e saj të bëshme. Amerikania 32 vjeç, me format e saj rrumbullake nuk mund të kalojë pa rënë në sy. Ajo ka ditur të transformojë me mjeshtëri format e saj në një biznes fitimprurës. Me 10 milion ndjekësit e saj në Instagram, Ashley Graham shfrytëzon platformën sociale për të lançuar mesazhe promocionale dhe për tu zhveshur.

Njëkohësisht ajo zbavit fansat me foto ku shfaqet e zhveshur por edhe nudo. Tani që është shtatzënë ajo shfrytëzon çdo moment për të treguar format. Këtë herë Ashley është shfaqur në disa foto duke fshehur të kuqët e buzëve në reçipeta dhe duke treguar dekoltenë shpërthyese. ‘Fëmija im do vijë së shpejti, por nuk është i vetmi! Ne po nxjerrim edhe tonalitet të tjera të koleksionit tim të ri Never Enough Lip të Revlon’, shkruan Graham në Instagram.

Me barkun që po i shpërthen dhe shumë buzëkuq në reçepta, Ashley tregon buzët e saj mishtore që i lyen me ngjyrë.
Sigurisht është shumë e vështirë të përqendrohesh tek produkti që sponsorizon, por sigurisht Graham di si të tërheqë vëmendjen. Të tjerat pastaj vijnë vetë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb