Ajo u bë nënë për herë të parë në janar të 2020-ës, kur solli në jetë vogëlushin e quajtur Isaac, sot 1 vit më pas, Ashley Graham flet për eksperiencën me shtatzëninë dhe mëmësinë, duke përfshirë edhe ankthin që e shoqëronte gjatë kësaj periudhe.

“Mendoj se të kthehesh në gjendjen e mëparshme pas lindjes është e vështirë. Nuk është diçka që ndodh për shumicën e grave. Unë e kam pranuar këtë dhe kam përqafuar trupin tim të ri.”- shprehet Ashley duke shtuar se më shumë vetë procesi i lindjes, traumë për të ishte rënia e flokëve.

“Ka qenë diku rreth 4 muaj pas lindjes. E gjithë pjesa e flokëve rreth ballit më ranë dhe për mua kjo ishte traumë. Më shumë se vetë lindja e djalit! Nuk dija ç’të bëja sepse flokët vetëm më binin! Pastaj kuptova që është diçka që ndodh”.

Modelja shprehet se është zotuar të tregojë pjesën e saj më të vërtetë në rrjete sociale, ku e ndjekin rreth 13 milionë njerëz.

“Më pëlqen të ndaj me ta çdo aspekt nga jeta ime. S’dua ta mbaj sekret sesi po kujdesem për trupin, shëndetin mendor apo dietën time. Edhe gjatë shtatzënisë doja që gratë e tjera ta dinin se s’kishte asgjë të keqe nëse lëvizje trupin njësoj si para pritjes së ëmbël.”

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Përsa i përket rënies së flokëve, lidhja mes këtij fenomeni dhe lindjes është gjerësisht i diskutuar, por si qëndron e vërteta?

Nisur nga disa artikuj të shumtë për shëndetin e grave dhe veçanërisht mamave, rënia e flokëve pas shtatzënisë është diçka mëse normale, e përkohshme dhe aspak e lidhur me gjidhënien. Shumë gra do të mund t’i rikthehen gjendjes së mëparshme të flokëve diku rreth 6-12 muaj pas ardhjes në jetë të fëmijës.

Përgjithësisht ky problem nis tre muaj pas lindjes. Gjatë shtatzënisë, për shkak të ndryshimeve hormonale nxitet dhe stimulohet rritja e flokëve, arsye përse grave ju zgjaten dhe trashen flokët. Sigurisht gjërat ndryshojnë pas përfundimit të nëntë muajve, ku flokët zhvendosën në fazën e pushimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb