Arjan Dyrmishi, ekspertit të çështjeve të sigurisë deklaroi se luftëtarët e ISIS, përfshi këtu edhe shtetasit shqiptarë, nuk e llogarisin kodin penal. I ftuar në emisionin ‘Real Story’ tha se në rastin e shqiptarëve të kapur në Siri dhe të rikthyer në Shqipëri, prokuroria nuk ka asnjë provë që të nisë hetimet për ta.

“Kriminalizimi jashtë vendit, mund të jetë parandalues. Personat që targeton ky ligj, që nuk janë nën influencën nën ideologjinë ekstreme, do të vendosej një lloj kalkulimi. Forma më e lartë e propagandës së tyre është martirizimi. Nga pikëpamja e hetimit penal nuk mund të mbledhësh prova. Ashpërsimi i ligjit për luftëtarët e huaj? Ata kane qëllim sublim martirizimin dhe nuk e llogarisin fare kodin penal. Praktikaliteti i saj, në rastin e tanishëm nuk besoj se ndonjë nga këta që kthehet, të shkojë prokuroria jonë, apo dhe SPAK që të mbledhë prova penale për të hetuar.”, tha Dyrmishi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb