Asimptomatikët kanë shfaqur gjithnjë kuriozitet për studiuesit dhe shkencëtarët, për faktin sepse nuk shfaqin simptomat e të sëmurëve të tjerë Covid 19, por gjithsesi janë të prekur dhe rrezikojnë të infektojnë të tjerët.

Tani ky fenomen do të bëhet objekt studimi. Verona në Itali do të bëhet qyteti i parë protagonist i një studimi epidemiologjik mbi prevalencën e qytetarëve të prekur nga koronavirusi, por pa simptoma.

Hulumtimi që do të fillojë në ditët e ardhshme dhe do të ketë pasoja në menaxhimin e të ashtuquajturës “Faza 2” e pandemisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb