Kapiteneria e Vlorës ka ndihmuar mëngjesin e sotëm një kroçere në Karaburun.Gazetari Enrik Mehmeti tha për ‘BalkanWeb’ se kroçera me emrin ‘Costa Victoria’ po lundronte në Karaburun kur dha alarmin për një asistencë mjekësore për një të sëmurë.

Menjëherë u njoftua ambulanca e qytetit dhe policia kufitare për këtë situatë. Kroçera mori udhëzim të afrohej në radën e portit të Vlorës dhe të merrte asistencën e kërkuar, pasi personi duhej të sbarkohej në tokë dhe të shkonte drejt Spitalit Rajonal Vlorë.

Pas njoftimit, mbërriti në portin e Vlorës edhe ambulanca e urgjencës. Mbas 30′-35′ krocera “Costa Victoria” mbërriti në raden e Vlorës sipas udhëzimeve të Kapitenerisë së Portit Vlorë në një distancë rreth 1 milje nga porti Detar Vlorë.

Kapiteni i Portit sëbashku me personelin e ndihmës së shpejt me anë të një rimorkiatori RM “Aulona” shkuan në bord të kroceres “Costa Victoria” për të marrë të sëmurin me barrelë për ta transportuar në drejtim të spitalit. Rreth orës 23:00 personi i sëmurë u vendos me kujdes tek ambulanca e urgjencës për në drejtim të spitalit rajonal Vlorë për procedurat e mëtejshme mjekësore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: