Komisioni i Disiplinës në FSHF ka marrë një vendim të ashpër ndaj ekipit të Kategorisë së Dytë, KF Delvinës pas goditjes me gur në kokë të asistentit të gjyqtarit Enis Pulaj.

Sipas vendimit të Komisionit, KF Delvina ka humbur në tavolinë 3-0 ndeshjen me SHS Albpetrol pasi nuk përmbushi përgjegjësitë dhe nuk garantoi sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes.

Po ashtu fusha është dënuar tashmë, dhe KF Delvina të gjitha ndeshjet e mbetura të sezonit duhet t’i luajë në fusha asnjëanëse.

VENDIMI I KOMISIONIT TË DISIPLINËS NË FSHF

12. KF Delvina, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive dhe mosgarantim të sigurisë së zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 24, 30, 50, 63/1/c dhe 64/3/b të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 kundër SHS Albpetrol, zhvillimin e ndeshjeve të mbetura të sezonit 2020-2021 të Kampionatit të Kategorisë së Dytë Grupi B, në fushë asnjanëse.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb