Skuadra e Sokol Cikalleshit në Turqi, Osmanlispor, nuk i ka mbijetur dot luftës për të qëndruar në elitë edhe sezonin e ardhshëm.

Në përballjen e fundit në kampionat të luajtur në orën 17:00 kundër Akhisar, Osmanlispor është mundur 2-1, duke rënë përfundimisht në kategorinë e parë. Sokol Cikalleshi e nisi takimin si titullar dhe gjithashtu dhuroi një asist te goli i barazimit, por nuk mundi të bënte diçka më shumë për ekipin e tij.

Osmanlispor renditet në vendin e 16-t me 33-t pikë, 3 më pak se vendi i fundit që të mban në Superligë, Konyaspor, me këta të fundit që kanë ende një takim për të luajtur.

renditja

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb