Autoritetet italiane kanë ndaluar një varkë shpëtimi emigrantësh të financuar nga artisti britanik Banksy.

Anija, e lyer në ngjyrë  rozë dhe e quajtur Louise Michel, u konfiskua në portin e Lampedusa sot, pasi dyshohet se ka thyer rregullat e reja italiane për anijet e shpëtimit të operuara nga organizata joqeveritare.

“Ne dimë për dhjetëra varka në vështirësi pikërisht përballë ishullit në këtë moment, por ne po pengohemi të asistojmë. Kjo është e papranueshme!” tha ekuipazhi nga Louise Michel në një postim në Twitter .

Të paktën 29 persona nga Afrika Sub-Sahariane vdiqën teksa po përpuqeshin të arrinin në Itali, pasi dy varka që i transportonin ata përtej Mesdheut u mbytën në brigjet e Tunizisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb