Në zonën veriore të Pukës, atje ku dhjetëra familje jetojnë në vështirësi, skamje e mjerim, duket se festa e Vitit të Ri nuk do të sjellë tryeza bosh. Një ndër emigrantët e zonës, Artisti Fran Gjoka me banim në Shtete e Bashkuara të Amerikës në bashkëpunim me gazetarin e ‘News24’, Armir Mehaj për të pestin vit radhazi ndërmorën nismën humane “Askush ndër në pa festa” një nismë kjo e cila synon që asnjë familje në zonën veriore të Pukës e Fushë Arrëzit të mos përjetoj mungesën e festës në tryezat e tyre.

Frani synon që asnjë familje në zonën e tij të mos mbetet pa festuar, ndaj fal kontributit të tij edhe këtë vit për të pesti vit me radhe u shpërnda paketa e solidaritetit për afro 150 familje në çdo zone e fshat të Pukës e Fushë-Arrëzit. Pjese e aksionit këtë vit u bë dhe babagjyshi që surprizoj vogëlushët e familjeve përfituese nga ndihma e Fran Gjokes.

Paketa në përbërje të të cilës janë shporta baze e ushqimeve, pije, fruta perime dhe bakllavaja e festave është një simbol i solidaritetit, por dhe një kujtesë se edhe të varfrit e kësaj zone duhet të mos i humbin shpresat të punojnë fort për të dal nga gjendja ku ndodhen, thotë gazetari Armir Mehaj, i cili është i lumtur qe edhe kete vit ia arriti te dergoi ne vend amanetin e Franit. Teksa ndihmat shpërndahen ata sjellin gëzim mes varfërisë ekstreme që karakterizon dhjetëra familje të zonës veriore.

Festat janë momente gëzimi ndaj dhe artisti Fran Gjoka dhe bashkëpunëtori i tij, Armir Mehaj shpresojnë dhe luten që nisma e tyre të këtë shkaktuar lumturi e gëzim për shtresat në nevojë të Pukës, teksa urojnë për më shumë shprese e përpjekje për të dal nga kjo gjendje.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: