ELBASAN

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla ka vizituar këtë të shtunë një nga bizneset më të suksesshme në Elbasan në fushën e produkteve me bazë drithërat.

Në një bashkëbisedim me punonjësit e këtij biznesi Balla tha se duke respektuar rregullat anticovid, Elbasani do të presë qindra qytetarë në festën e ‘Ditës së Verës’.

“Elbasani po bëhet gati për Ditën e Verës. Duke respektuar strikt rregullat anticovid, Elbasani do të presë miqtë për të shijuar ballokumen e shijshme që vetëm elbasanasit dinë ta bëjnë.”, shkruan Balla krahas videos.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb