Nënkryetari i PD Enkelej Alibeaj ka reaguar pas debatit me deputeten e PS Blerina Gjylameti e cila kjo e fundit në mbledhjen e Komisionit Hetimor të zgjedhjeve të 25 prillit u shpreh se data 11 dhjetor do ta përcaktojë nëse do të vazhdojë të jetë apo jo kryetar. Alibeaj shkruan se Gjylameti po dekonspiron aleancën e interesave personale por sipas tij askush nuk mund dhe nuk do ta përdorë dot PD për interesa pesonale.

“Me e qartë se kurrë, tubimi Rama-Berisha-Meta i planifikuar për datën 11. Tani ka nisur ti caktojë dhe drejtuesit e foltores. Gjylameti dekonspiron aleancën e interesave personale. Askush nuk mund dhe nuk do ta përdorë dot PD për interesa pesonale!”- shkruan ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb